0.3 C
Pristina
Saturday, January 4, 2025

Kryeministri sirian ikë nga qeveria e Asadit

Më të lexuarat

 

Kryeministri i Sirisë, Riad Hijab ka ikur nga qeveria e presidentit Bashar Al Asad. Lajmin e ka konfirmuar qeveria e Jordanit ku edhe thuhet se ka shkuar kryeministri Hijab.

Hijab ishte emëruar para rreth dy muajsh dhe ikja e tij konsiderohet si “tradhëtia” më e rënd ndaj qeverisë së Asadit.
Raportohet se edhe familja e tij e ka lënë Sirinë bashkë me të.
Riad Hijab është një mysliman sunit i cili vie nga Deir al Zour, rajoni ku kanë ndodhur luftime të ashpra dhe ka qenë një ndër pikat më të nxehta të kryengritjes në Siri.
Televizioni shtetëror sirian e ka paraqitur këtë si shkarkim të kryeministrit duke mos dhënë detaje të tjera./Indeksonline/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit