4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kryeministri shkel protokollin, rendit këshilltarët para ministrave

Më të lexuarat

Kabineti i kryeministrit, Isa Mustafa nuk e njeh dhe rrjedhimisht nuk di të respektojë Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës. Për pasojë në takimet e nivelit të lartë nuk di si të rendis zyrtarët e Qeverisë sipas rangut të pozitës, duke shkaktuar skandal protokollar, ani pse nuk u vu re.

Skandali protokollar, kabineti i Mustafës e bëri së fundi gjatë takimit të djeshëm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë/Zëvendëspresidente e Komisionit, Federica Mogherini, ku të pranishëm përveç kryeministrit Mustafa ishin edhe Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku dhe Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri dhe këshilltarët e kryeministrit.

Derisa delegacioni mysafir ishte renditur sipas rangut të prirë nga Mogherini, Zbogar e kështu me radhë, delegacioni i Kosovës i prirë nga kryeministri Mustafa ishte në kundërshtim të plotë me ligjin. Në këtë takim Mustafa pas vetes kishte rahatuar dy këshilltarët e tij, dhe më pas kishte renditur ministrat pjesëmarrës në takim duke shkelur protokollin, shkruan Kosovaonline.com.

Sipas Ligjit nr. 03/l-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës -neni 44 – Elemente të Ceremonive Zyrtare – pika 4 thuhet saktë: “Përcaktimi i vendeve në salla ndjek radhën e përparësisë së rangjeve të pjesëmarrësve. Pika e referimit është kolltuku i mesit në radhën e parë ose kolltuku e parë në të djathtë të rrugëkalimit në të cilën ulet personi më i rëndësishëm”, që do të thotë se në raste të tilla menjëherë pas Kryeministrit duhet të ulen ministrat dhe më pas këshilltarët e kryeministrit.

Rangu i këshilltarëve sipas Ligjit të Protokollit

Sipas ligjit të protokollit, Neni 41-Radha e përparësisë së rangjeve zyrtare, pas Grupi I: Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish Presidentët, vjen Grupi II: ku hyjnë (1) Nënkryetarët e Kuvendit, Zëvendëskryeministrat, Ministrat e Qeverisë sipas listës së dekretimit, Ambasadorët e huaj, Kryetarët e Grupeve Parlamentare, Kryetarët e Komisioneve Parlamentare, Deputetët, Ambasadorët e Republikës së Kosovës në detyrë, Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryetari i Kryeqytetit, Avokati i Popullit, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Guvernatori i Bankës Qendrore, Prokurori i përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Komandanti i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Drejtori i Policisë së Kosovës, Drejtori i AIK, Kryetarët e Bashkësive Fetare: Islame, Katolike dhe Ortodokse, të ngarkuarit me Punë në Republikën e Kosovës, Kryetarët e Komunave, (25) Këshilltarët e parë Politik të Presidentit dhe të Kryeministrit, Rektori i Universitetit Publik, Ushtarak me gradën Gjeneral, Sekretari i Përhershëm i Presidencës, Kuvendit dhe Zyrës së Kryeministrit dhe këshilltarët e parë të Ministrave.

Kryeministrit Mustafa mund të mos i pëlqejë ministri Çollaku dhe ministrja Tahiri, mirëpo renditja e tyre në takime të nivelit të lartë caktohet me ligj dhe jo sipas tekeve të kabinetit të kryeministrit, ngase kemi të bëjmë me respektimin e protokollit, ku rangu i këshilltarëve është i 25-ti.

Nga fotografia e dërguar nga Zyra e për Komunikim e Kryeministrit duket qartë se kabineti Mustafa ka nevojë për trajnime për protokoll, por paraprakisht duhet të lexojnë ligjin për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit