Kryeministri pakistanez, Raxha Pervez Ashraf, u urdhërua të mërkurën të paraqitet para Gjykatës Supreme për të shpjeguar se përse nuk ka marrë asnjë veprim rreth rihapjes së hetimeve për korrupsion ndaj presidentit të vendit.
Veprimi vë sërish në pah mospajtimet ekzistuese ndërmjet qeverisë dhe sistemit gjyqësor.Dy muaj më parë, gjykata e pat shpallur të fajshëm për shpërfilljen e kësaj kërkese paraardhësin e Ashrafit, Jusuf Raza Gilani, të cilit iu mohua më pas e drejta për ta mbajtur postin.
Gjykata Supreme i kërkoi kreut të ekzekutivit që t’u dërgojë autoriteteve zvicerane një letër për të kërkuar rihapjen e hetimeve për korrupsion ndaj presidentit, Asif Ali Zardari.
Qeveria kundërshton hetimet ndaj Zardarit për këtë çështje duke thënë se ai gëzon imunitet shtetëror.
Gjykata Supreme vendosi që Ashraf të paraqitet para trupit gjykues më 27 gusht./BS/kohaislame