1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kryeministri i Turqisë vizitë në Irak

Më të lexuarat

Vizitën e tij dy ditore Kryeministri Yıldırım e ka nisur me një takim të shkurtër me ministrin e Burimeve Ujore të Irakut, el-Xhenabi

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ndodhet në Irak për një vizitë zyrtare. Ai pritet të takohet me krerët më të lartë të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Yıldırım është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit nga Ministri i Burimeve Ujore të Irakut Hasan Hani el-Xhenabi, Ambasadori i Turqisë në Bagdad Faruk Kaymakcı dhe Ambasadori i Irakut në Ankara Hisham Alavi.

Vizitën e tij dy ditore Kryeministri Yıldırım e ka nisur me një takim të shkurtër me ministrin e Burimeve Ujore të Irakut, el-Xhenabi.

Yıldırım në këtë vizitë shoqërohet nga ministri turk i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, ministri i Doganave dhe Tregtisë Bülent Tüfenkci, ministri i Arsimit Ismet Yılmaz dhe ministri i Mbrojtjes Fikri Işık.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit