ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, do të takohet me Mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz dhe princin e kurorës Muhamed bin Selman të mërkurën, njoftoi zyra e kryeministrit turk, transmeton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım do të zhvillojë vizitë në Riad më 27 dhjetor për dy ditë për të diskutuar në lidhje me tregtinë, luftën kundër terrorizmit dhe çështjet botërore dhe rajonale.