3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kryeministri i Japonisë nën presion pas skandalit në shkolla

Më të lexuarat

Gruaja e Abe-s, Akie u detyra të tërheqë emrin e saj si “drejtuese nderi” nga shkolla e re, kur u bë e qartë se nga kurrikula ishte hequr tërësisht periudha e Japonisë para Luftës së Dytë Botërore

Kryeministri Shinzo Abe u kthye në Japoni nga takimi i nivelit të lartë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump si një hero fitues, ku sipas vlerësimeve mbështetja e tij publike qëndron mbi 60 përqind, shkruan Anadolu Agnecy (AA).

Dy javë më vonë ai u detyrua të mbroj veten nga skandali në rritje, që është e sigurtë se do të ndikojë negativisht në popullaritetin e tij. Tashmë janë shfaqur spekulimet se ai mund të jap dhe dorëheqje.

Skandali përfshin kopshtin për fëmijë Tsukamoto të planifikuar për Osaka. Gruaja e Abe-s, Akie u detyra të tërheqë emrin e saj si “drejtuese nderi” nga shkolla e re, kur u bë e qartë se nga kurrikula ishte hequr tërësisht periudha e Japonisë para Luftës së Dytë Botërore.

Ndër të tjera, nxënësit në shkollën e profilit shoqëror, të moshës nga 3 deri në 5 vjeç, kanë lexuar çdo ditë dokumentin perandorak për arsimin të shpallur në vitin 1890 nga perandori Meiji.

Në dekret gjithashtu kërkohet nga fëmijët japonezë që të “ofrojnë veten e tyre shtetit me guxim nëse lind nevoja”. “Ne synojmë të nxisim ‘japonizmin’”, ka thënë drejtori Yasunari Kagoike për agjencinë e lajmeve Kyodo.

Nxënësit përkulen çdo ditë para portretit të perandorit dhe perandorisë, diçka që është e padëgjuar në pjesën më të madhe të Japonisë. Fotografitë e tyre nuk janë të zakonshme as në ndërtesat publike.

Amerikanët, të cilët mbajtën të pushtuar Japoninë për shtatë vite pas luftës, hoqën pranimin e arsimit në shkollat e Japonisë në baza të liberalizimit dhe promovuan demokracinë.

Debatet e shumta në shkollat e Japonisë kanë përfshirë edhe protestat e krahut të majtë për valëvitjen e flamurit kombëtar dhe këndimit të himnit.

Në parlament, Abe mohoi çfarëdo lidhje mes tij, gruas së tij dhe shkollës dhe axhendës së saj ultra-nacionaliste. “Nuk kisha asnjë ide se çfarë mësohej atje”, tha kryeministri.

Ai u zu ngushtë më pas nga raportimet e fëmijëve, të cilët ishin detyruar të brohorasin: “Rroftë kryeministri Shinzo Abe”, për çka kryeministri tha se ishte e papërshtatshme për fëmijët e shkollës fillore.

Publiciteti negativ ndaj shkollave u rrit, kur ajo i kishte dërguar letër përçmuese prindërve për kinezët dhe koreanët që jetojnë në Japoni duke i quajtur “të lig”. Për momentin, kjo çështje ka vënë në siklet vetëm kryeministrin dhe bashkëshorten e tij.

Megjithatë, mënyra dinake e marrjes të tokës shtetërore nga Maritomo Gakuen, me çmim jashtëzakonisht të ulët për ndërtimin e kopshtit të ri, do të dëmtojë ndjeshëm Abe-n nëse del se është i përfshirë në këtë rast. Shkolla ka paguar 1.2 milion dollarë për pronën që vlerësohet në 8,4 milion dollarë.

Këtë gjendje edhe më tej e përkeqëson fakti që shkolla fillore kishte planifikuar të merrte emrin Shinzo Abe. (Abe thotë se ai ka kërkuar disa herë nga shkolla e re që të heq emrin e tij).

Duke ndjerë dobësinë e Kryeministrit, i cili deri më tani pothuaj se është konsideruar i paprekshëm, opozita në Parlament është alarmuar. “A nuk e dha shteti vendin pa pagesë?”, pyet Takeshi Miyamoto i Partisë Komuniste japoneze.

Polemika rreth shkollave është ngritur në mes të një përplasje që përfshin ultra-nacionalistët në Japoni.

Zinxhiri i hoteleve Apa hasi në telashe për shpërndarjen e librit të grupit të presidentit, Toshio Motoya, në hotele në Kinë.

Ai pretendon se masakra Nanjing në vitin 1937 nuk ka ndodhur kurrë. Kjo është një figurë e përbashkët në mesin e krahut të ekstremit të djathtë në Japoni, të cilët thonë se masakra nuk ka ndodhur apo se shifrat që zakonisht dihet për 300.000 të vrarë është ekzagjeruar në masë të madhe.

Në shenjë revolte, Kina dhe Koreja e Jugut tërhoqën sportistët e tyre gjatë Lojërave Dimërore të Azisë në Hokkaido nga hotelet e APA-së.

Motoya pati deklaruar se ai kurrë nuk do të tërhiqte librat për shkak të ankesave nga jashtë.

Ironia në skandalin e shkollës është se Abe personalisht është dashamirës me qëndrimet e diskutueshme të ultranacionalistëve, por ai është detyruar të hedhë poshtë këto mendime pasi u bë kryeministër, duke e ditur se për votuesit në përgjithësi këto janë të papëlqyeshme.

Administrata e tij ka kërkuar që të rrënjosin patriotizmin e madh japonez dhe moralin në shkollat publike dhe në tekstet e historisë, por jo në nivelin e kopshti për fëmijë Tsukomoto.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit