2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

KRYEMINISTRI ERDOAN TAKOHET ME PUTIN PËR ÇËSHTJEN E SIRISË

Më të lexuarat

Pika kryesore e kësaj vizite njëditore e Kryeministrit Erdoan në Rusi do të jetë çështja e përshkallëzimit të dhunës në Siri.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan zhvillon një vizitë pune në Rusi.

Pika kryesore e kësaj vizite njëditore e Kryeministrit Erdoan në Rusi do të jetë çështja e përshkallëzimit të dhunës në Siri.

Në Moskë Kryeministri Erdoan do të takohet me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Turqia, ndërkohë që hap kampe për të ardhurit nga Siria të cilët arratisen nga dhuna në rritje në vend, zhvillon edhe punime diplomatike për ti dhënë fund masakrave në Siri.

Këtë radhë Kryeministri Erdoan shkoi në Rusi që është edhe një nga vendet që mbështet hapur Sirinë.

Vizita edhe pse një ditore mban një rëndësi të madhe.

Drama njerëzore dhe zhvillimet e fundit në Siri do të vendosen mbi tavolinën e bisedimeve Erdoan-Putin.

Në takim pritet të merret në shqyrtim edhe rrëzimi i aeroplanit reaktiv turk nga pala siriane. Pamjet e radarit që dispononte Rusia ju dorëzuan Turqisë.

Në takim do të shqyrtohen edhe marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe politike.

Kryeministri Erdoan në vizitën në Moskë shoqërohet nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) dhe Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Jëlldëz (Taner Yıldız), Zv.Kryetari i Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) dhe Shefi i Informacionit Sekret Hakan Fidan.

Pas takimit Erdoan dhe Vladimir Putin do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit