Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se Turqia me 81 regjione dhe 76 milionë banorët përkrahë me sinqeritet paqen dhe stabilitetin global dhe është një vend që bënë përpjekje në këtë drejtim.
Në lidhje me kërkim falje nga ana e Izraelit për sulmin e organizuar ndaj anijes Mavi Marmara në vitin 2010, e cila transportonte ndihma humanitare për Gazën, Kryeministri Erdoan tha: “Gjaku i dëshmorëve të rënë në anijen Mavi Marmara nuk mbeti pa u paguar”.
Kryeministri Erdoan mbajti një fjalim me rastin e aktivitetit “Kryeqyteti i Kulturës së Botës Turke 2013” që organizohet në qytetin Eskishehir (Eskişehir).
“Ne nuk mundëm të injorojmë vrasjen e 9 vëllezërve tanë dhe nuk heshtëm ndaj përpjekjeve për ta mbuluar këtë rast. Kërkuam dëmshpërblim dhe falje për dëshmorët tanë, kërkuam heqjen e rrethimit të Palestinës ndërkaq nuk hodhëm hap prapa deri në përmbushjen e kërkesave tona të drejta”, deklaroi Kryeministri Erdoan.
Erdoan theksoi se në bisedën që zhvilloi me Kryeministrin e Izraelit, ky i fundit kërkoi falje dhe shtoi: “Unë në emër të popullit turk e pranova faljen. Është pranuar edhe kërkesa për pagimin e dëmshpërblimit dhe u premtua se do të hiqet rrethimi. E drejta gjeti vendin e duhur, gjaku i dëshmorëve tanë të rënë në anijen Mavi Marmara nuk mbeti pa u larë”./trt/kohaislame