8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kryeministri Erdoan “Lideri Mysliman i 2012-ës”

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan është zgjedhur Lideri Mysliman për vitin 2012 në anketën e organizuar nga organi i shtypit të Unionit Islam të Bosnjë-Hercegovinës, gazeta “Preporod”.

Gazeta “Preporod” me mbarimin e vitit 2012 në anketën që bëri me qëllim të përcaktimit të personit të këtij viti, përfshiu një sërë identitetesh të shquara boshnjake.

Sipas kësaj ankete Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan për kontributin që ka dhënë në botën islame gjatë vitit 2012 është zgjedhur “Lideri Mysliman për vitin 2012” kurse ngjarja e hyrjes së Palestinës në OKB si vend vëzhgues joanëtar me votën e 132 vendeve është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e këtij viti.

Drejtori i Përgjithshëm i “El Cezire Balkans “ Tarik Xhochiç bëri një vlerësim në gazetë ku tha se Turqia është një nga vendet më të rëndësishme në botë për nga ana politike dhe shtoi: “Veçanërisht hapat që ka hedhur Turqia gjatë krizës siriane tregojnë avancimin që ka arritur Turqia”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit