Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i mbajë fshehtë shpenzimet e kryeministrit, Isa Mustafa, dhe pjesës më të madhe të ministrave, zëvendësministrave, si dhe të emëruarve politikë në kabinetet e tyre,s hkruan sot Koha Ditore.
Ka vepruar kësisoj në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Kushtetuta në nenin 41 flet për të drejtën e qasjes në dokumente publike. Në të thuhet se secili person e gëzon këtë të drejtë dhe se dokumentet që mbajnë institucionet publike dhe organet e pushtetit shtetëror janë publike.
Më 24 prill “Koha Ditore” ka adresuar në Zyrën e kryeministrit një kërkesë për qasje në dokumente publike, nëpërmjet së cilës është kërkuar tabela e shpenzimeve të anëtarëve të Qeverisë dhe të kabineteve të tyre, të cilat janë bërë gjatë muajve janar, shkurt dhe mars. Është kërkuar që të dhënat të precizojnë veç e veç shpenzimet e kryeministrit, të secilit prej zëvendëskryeministrave, të secilit prej ministrave, si dhe të secilit prej zëvendësministrave. Po kështu, edhe të kabineteve, në të cilat bëjnë pjesë këshilltarët politikë dhe nëpunësit e tjerë të emëruar.
Asnjë e dhënë nuk ishte ofruar për shpenzimet e zëvendëskryeministrit Stojanoviq dhe kabinetit të tije shpenzimet i kanë fshehur edhe disa ministri.kohaislame