1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryeministri Berisha përuron hidrocentralin e Sasajt

Më të lexuarat

SARANDE- Kryeministri Sali Berisha, përuroi sot hidrocentralin e Sasajt, një sipërmarje tërësisht private e një grupi biznesmenësh vendas. I shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Nasip Naço dhe deputetë të zonës, kryeministri Berisha mori pjesë në inagurimin e veprës më të re energjitike, e cila do të shtojë ndjeshëm kapacitetet furnizuese me energji elektrike të zonës turistike bregdetare

 Pasi ka vlerësuar kontributin nga ana e sipërmarrësve për ndërtimin e hidrocentralit, Berisha u ndal te rëndësia që ka kjo vepër në zonën turistike, ku pritet të përmirësojë gati në 25% parametrat me furnizim me energji elektrike të zonës me rëndësi kryesore në fushën e turizmit. Më tej kryeministri Berisha, u ndal në kontributin dhe rëndësinë që i ka kushtuar qeveria shqiptare, dhënies me konçension të burimeve hidrike, të cilat janë të pashtershme.

Prej 2007, qeveria shqiptare aprovoi një ligj për dhënien me konçension, ç’ka çeli një garë të ndershme për shtimin e kapaciteteve furnizuese me energji elektrike, duke shfrytëzuar burimet hidrike. Kryeministri Sali Berisha, u ndal edhe te treguesit turistikë të vendit, ku sipas tij turizmi është dhjetëfishuar, ndërkohë që Shqipëria ka barrë të fuqishme të mbështesë turizmin duke vënë në shfrytëzim pasuritë e pashtershme kulturore, kulinarinë, bregdetin, mallet etj. Sipas Berishës, kjo është rrugë e sigurt suksesi, ndërkohë që gjeti rastin të përkufizojë në këtë mënyrë ecurinë e vendit në këto 20 vite

. Më pas kryeministri shqiptar vizitoi ambjentet e brendshme të hidrocentralit, i cili simbolikisht u vendos në në punë nga vetë ai, duke shtypur butonin e transmetimit. Hidrocentrali i Sasajt, ka një vlerë investimi prej 8.5 milionë euro dhe me prodhimtari mesatare vjetore gati 35 milionë kë orë energji, çka plotëson nevojat e të gjithë rrethit të Sarandës .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit