Qeveria jemenase bëri të ditur se dominimi i forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe në Ishullin Sokotra është i ‘pajustifikueshëm’.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga qeveria jemenase bëhet e ditur se në themelin e mosmarrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, fuqinë e dytë më të madhe të koalicionit në pararojën e Arabisë Saudite, është mos gjetja e një koordinimi të përbashkët të shëndetshëm kohët e fundit se nga ana e kujt do të zbatohet së bashku me sovranitetin kombëtar.
Në deklaratë bëhet e ditur se në ditën e tretë të vizitës së Kryeministrit Ahmed bin Dagr në Ishullin Sokotra erdhën 2 automjete të blinduara dhe dy avionë ushtarakë të Emirateve të Bashkuara Arabe me më shumë se 50 ushtarë dhe kjo u ndoq nga arritja në ishull edhe automjeteve shtesë të blinduara, dy avionëve të tjerë si dhe shumë ushtarëve të këtij vendi.
Dislokimi i tillë ushtarak shkakton shqetësim për rajonin dhe sjell pikëpyetje si brenda ashtu edhe jashtë tij.
Në deklaratë ky vendim ushtarak i Emirateve të Bashkuara Arabe cilësohet i ‘pajustifikuar’ dhe nënvizohet se ky vend gjendej në aspektin civil prej 3 vjetësh në ishull dhe nuk ka asnjë gjendje të re ushtarake ose politike për të marrë në kontroll portin dhe aeroportin e ishullit.