-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Krizë buxhetore në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare

Më të lexuarat

Obama ka shprehur se nëse nuk sigurohet një burim i ri për departamentin kjo do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe sigurinë.
 
Presidenti amerikan, Barak Obama, në lidhje me debatet për financimin e Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare ka theksuar se siguria kombëtare e SHBA-së nuk mund të jetë një vegël e politikës, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Buxheti financiar i vitit 2015 i cili u miratua në dhjetor të vitit të kaluar siguron fonde për Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së vetëm deri në fund të shkurtit. Nëse Kongresi i SHBA-së këtë javë nuk aprovon burime shtesë për këtë departament, mbi 100 mijë oficerë të sigurisë federale ose do të largohen nga puna ose do të punojnë pa marrë pagat e tyre.
 
Mes punonjësve përfshihen edhe policët kufitarë dhe të aeroporteve dhe gjithashtu përkimi i krizës së buxhetit në këtë institucion në një periudhë të sulmeve terroriste në rritje ka ngjallur gjithashtu shqetësime për sigurinë në vend.
 
Presidenti amerikan Barak Obama në fjalën e tij sot në Shoqatën Kombëtare të Guvernatorëve duke cekur këtë temë ai ka shprehur se nëse nuk sigurohet një burim i ri për departamentin kjo do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe sigurinë.
 
Obama i cili ka kërkuar ndihmën e Guvernatorëve në këtë temë ka pohuar se: “Nëse punonjësit e Departamentit nuk marrin pagat e tyre ata nuk do të mund të harxhojnë para në shtetet e juaja. Kjo do të shkaktojë ndikime serioze në ekonomi dhe në sigurinë kombëtare. Edhe ju si Guvernatorë e dini se sigurinë tonë kombëtare nuk mund ta bëjmë një vegël të politikës”.
 
Edhe Sekretari e Sigurisë Kombëtare, Jeh Johnson tha në një deklaratë gjatë fundjavës, se pushimet e përkohshme nga puna të shkaktuara nga kriza e buxhetit do të dobësonte rolin e  Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.
 
Ndërsa republikanët kanë argumentuar se policët e kufirit dhe të aeroporteve do të vazhdojnë të punojnë edhe po të mos zgjidhet kriza financiare dhe sipas tyre Shtëpia e Bardhë e ekzagjeron rrezikun e sigurisë./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit