0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Krizat e Bin Salmanit: nga arrestimet në “Ritz”, te zhdukja e gazetarit Khashoggi

Më të lexuarat

Që nga marrja e detyrës, Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman përballet me kriza të shumta brenda dhe jashtë vendit. Shumë ekspertë besojnë se mënyra se si Princi trajton çështjet kombëtare po dëmton imazhin e Arabisë Saudite jashtë vendit dhe po ka një ndikim negativ në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.

Kriza aktuale, e cila është shkaktuar nga zhdukja e një gazetari saudit, Jamal Khashoggi, me mundësitë që të jeëë vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, mund të përfshihet në listën e gjatë të krizave për të cilat Bin Salman i është nënshtruar një sërë kritikave. Kjo krizë gjithashtu mund të çojë në një përkeqësim të marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe shumë vendeve.

Kristian Ulrichsen, një studiues universitetar amerikan, komentoi se situata e re mund të përforcojnë qëndrime në Uashington të tipit se “Arabia Saudite, e udhëhequr nga Mohamed bin Salman, është e prirur për veprime të pakujdesshëm në kontekstin e të menduarit shumë të kufizuar të pasojave, pa marrë parasysh nëse kjo ka të bëjë me bllokadën ndaj Katarit, ndalimin e Saad Haririt, mosmarrëveshjet me Kanadanë, apo për luftën në Jemen”.

Stili politik i Princit ra në sy që me arrestimin e figurave të shquara saudite, duke përfshirë princa e biznesmenë, të cilët u mbajtën në paraburgim në “Ritz-Carlinton” me akuza për korrupsion.

Më pas erdhi bllokada ndaj Katarit, për t’u pasuar nga kriza e marrëdhënieve me Kanadanë e Gjermaninë, e tani kjo me gazetarin e zhdukur.

Të gjitha këto, kanë ndodhur nën atmosferën e promovimit të një tjetër Arabie Saudite për të ardhmen, ku Bin Salman ka ndërmarrë një sërë reformash sociale për ta modernizuar Mbretërinë.

Ndërkohë, çështja e gazetarit Khashoggi të zhdukur që nga e marta në Stamboll, kërcënon marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Turqinë. Analistët paralajmërojnë se në rast se vrasja e aluduar provohet, kjo mund të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tashmë të tensionuara ndërmjet Riadit dhe Ankarasë.

Bessma Momani, një profesore në Universitetin Ëaterloo në Kanada, tha se “nëse konfirmohet vrasja e gazetarit disident, do të jetë gjithnjë e më e vështirë që Princi të shihet i një reformator, veçanërisht në Uashington dhe në kryeqytete të tjera perëndimore”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit