-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kriza e vetëdijes civilizuese

Më të lexuarat

All-llahu, subhanehu ve teala, e ka nderuar njeriun mbi mbarë krijesat me logjikë perceptuese dhe shpirt të vetëdijësuar, ate e ka bërë boshtin e shpalljeve dhe e ka dalluar në kreaturë dhe moral.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

(وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى كَثِيرٍ مِمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلاً).

“Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam”. (El-Isra: 70).

Duke u nisur nga ky nderim erdhi detyrimi hyjnor për njeriun me detyrën e adhurimit ndaj All-llahut, az-ze ve xhel-le, dhe ndërtimin e tokës, andaj secili defekt në zbatimin e këtyre dy urdhërave, shkakton çrahatime në jetën e tij dhe jetesë të vështirë.

Duke u nisur nga kjo që thamë, i dorëzohemi fakteve dhe jemi dëshmitar të ndodhive të saja… Ashtu që vërejmë se shoqëritë në ecurinë e tyre historike zhvillohen, kultivohen dhe forcohen me vepër të njeriut, pjekurinë e tij, plotësinë e vetëdijes mbi synimin e vërtetë në këtë jetë, pastaj duke i zbatuar rregullat e ligjeve të fuqisë, fitores dhe mëkëmbësinë në ruzullin tokësor. Popujt dhe shoqëritë rrënohen, dobësohen dhe asgjësohen nga shkaku i mungesës ose devijimit të domethënies së këtij ekzistimi njerëzor, e kjo është sekreti i civilizimit gjatë ngritjes dhe rënies.

Për ta ambientizuar këtë që themi dhe për të sqaruar rëndësinë e vetëdijes civilizuese duhet ta zbresim ate në realitetin e krizës sonë momentale, në të cilat jeton vendi (mendohet në Mbretërinë e Arabisë Saudite sh.r.) si pasojë e veprimeve terroriste dhe ekstremizmit ideologjik, nëse dëshirojmë të diagnostifikojmë realitetin e defektit dhe mos të angazhohemi me prezentim nga përshkrimi i sëmundjes..

Etapat e kaluara me ndodhitë që i kanë ndodhur ummetit kanë shkaktuar në shpirtin tonë një lloj të mendimit, ku pika e fundit që e mendojmë, kur të ndodh ndonjë krizë, është qortimi i vehtes, sepse zakonisht e lëmë në fund ndikimin e vetvetes në problemet që na ndodhin, edhe pse besojmë se:

(إِنَّ اللَّهَ لا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ )

“…All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. ..”. (Er-Rad: 11).

Dhe lexojmë ajetin Kur’anor:

(أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُمْ مُصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُمْ مِثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّى هَذَا قُلْ هُوَ مِنْ عِنْدِ أَنْفُسِكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ)

“E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”! S’ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send”. (Ali Imran: 156).

Kriza jonë momentale në të gjitha sferat e jetës, qofshin ato të sigurisë, ose tjera, janë krizë e vetëdijes në kuptimin e fesë dhe kuptimin e fetarizmit, defekt në njohjen e individit të detyrave dhe obligimeve që i ka nga përkatësia e tij të një shoqërie. Shtoja kësaj edhe mbulesën e një kohe të gjatë që ka shkaktuar mungesën e shikimit të brendshëm civilizues, duke u futur në ngushticën e dobësisë, civilizimet e iluzionit dhe jetesa në materializëm.

Vetëdija civilizuese gjithëpërfshirëse i nevojave të njeriut dhe shoqërisë është garanca e ardhmërisë për ummetin islam, pa marrë parasysh se çfarë zbehje arrin, përderisa ummeti posedon burimin e jetës dhe eliksirin e fitores.

Pasi që ka këtë rëndësi të madhe vetëdija civilizuese e kemi domosdo që ta definojmë këtë term, të sqarojmë domethënien dhe realitetin e tij, që të bëhet e qartë qëllimi prej tij dhe që ky kuptim të bëhet hyrje për zbatim dhe vepër.

Vetëdija është prej termeve që përdorimi i tij është përhapur me të madhe, si rezultat i zhvillimit të gjërë në përdorimin e tij, ashtu sikurse shfaqet edhe në shumë sfera të ndryshme, sidomos në çeshtjet ideologjike dhe ato kulturore.

Vetëdija aludon në grumbullimin e informatave dhe memorizimin e tyre.

Kurse në format e më vonshme ky term merr formën e kuptimit dhe perceptimit të shëndoshë, kurse dijetarët e psikologjisë në të kaluarën vetëdijën e definonin si: “Ndjenje për atë që është në veten e tij dhe gjërat që e rrethekojnë”. (Shiko: “Ripërtërirja e vetëdijes”, fq. 6, dr. Abdul-Kerim Bekar)

Mirëpo me zhvillimin e shkencës dhe komplikimit të termeve dhe nocioneve aludimi i “vetëdijes” filloi të mer kahjen e thellësisë, degëzimit, zgjërimit, që të hyjë në shumë sfera psikologjike, shoqërore dhe ideologjike. Mund ta rregullojmë domethënien e tij duke thënë: “Perceptim logjik i qartë i kërkesave të veprës së sukseshme”.

Andaj secili projekt human duhet ta parakalon një logjikim tematik që garanton shpëtimin dhe përputhjen me ligjet e jetës. Vetëdija e xhveshur nga vepra, sipas meje, është sofizëm dhe ëndër.

Kurse termi “civilizim” është term që dallon domethënia e tij nga një kulturë në tjetrën dhe nga përdorimi që e gjykon ambienti i ndryshëm.

Ibën Halduni, i cili i pari e ka përdorur këtë term, civilizimit i ka thënë këtë definim: “Kulmi i ndërtimtarisë dhe fundi i ymrit të tij dhe se është shenjë e prishjes së tij”. (“Mukaddima”, Ibën Haldun, 2/36).

Sipas kësaj civilizim te Ibën Halduni është kulmi i teprimit në civilizim dhe fundi i ymrit të luksit materialist, që shënon edhe fillimin e rënies. Pa dyshim se kjo domethënie dallon nga ajo që e kanë për qëllim bashkëkohorët.

Vil Durant thotë: “Civilizimi është sistem shoqëror që i ndihmon njeriut të shton prodhimin e tij kulturor dhe përbëhet nga katër elemente: hyrjet ekonomike, sistemet politike, zakonet morale dhe përcellja e shkencave dhe arteve. Fillon aty ku përfundon shqetësimi dhe stresi”.

Civilizimi sipas Durantit është civilizim i shpikur nga prodhimtaria, pa dallim të nivelit që arrinë. Kurse Tajlori nuk e përkufizon civilizimin me asnjë kufi, përveç përparimit të pafund, pasi që ai në definicionin e civilizimit thotë: “ثshtë shkallë e përparimit kulturor, ku artet, shkenca dhe jeta politike arrijnë një shkallë shumë përparimtare”.

Ekzistojnë edhe shumë definicione tjera që dallojnë për shkak të dallimit të prapavijës së tyre shkencore, historike dhe akaidologjike në shikimin e tyre mbi civilizimin. Disa e zgjërojnë domethënien e civilizimit që të kaplojë të gjitha dimenzionet e përparimit, e ky është drejtimi i disa mendimtarëve françez, kurse dikush tjetër e kufizon në disa aspekte të përparimit materialist, siç është rasti me disa mendimtar gjerman, e të tjerë që e bëjnë ate (civilizimin) sinonim të kulturës.

Kurse mendimtari musliman, Malik Ibën Nebi, arriti që ti jep domethënie dinamike civilizimit, e cila përkufizohet në domosdoshmërinë e: “Sigurimit të një grumbulli të kushteve morale dhe materiale që i mundësojnë një shoqërie të caktuar tu ndajë secilit individ dhe në secilën etapë të ekzistimit të tyre, që nga fëmijëria e deri në pleqëri, ndihmë të domosdoshme në ato etapa të zhvillimit të tij”. (“Problemi i mendimeve në botën Islame”, fq. 50, Malik ibën Nebi).

Realiteti i civilizimit te Malik ibën Nebiu dhe te shumë mendimtarë tjerë është më i gjërë se ndërtimi material, andaj kjo ishte edhe shkaku që disa të bëjnë dallim mes termit “civilizim” dhe “qytetërim”. Mirëpo pasi që shumë mendimtarë dhe studiues vërejtën se ngritja e jetës së njeriut ka dy dimenzione kryesore: atë formal dhe atë të brendshëm, e panë të arsyeshme që termin “qytetërim” tia japin asaj që ndodh në ngritjen përbrenda jetës civilizuese, kurse termin “civilizim” tia japin ngritjes formale që për bosht të vetin ka mjetet e jetesës, veglat e prodhimit dhe mënyrën e organizimit të ambientit. Ky definim nuk është i domosdoshëm te të gjithë.

Shkolla islame, sipas së cilës edhe fomojmë këndvështrimin tonë për gjithësinë dhe jetën, i jep rëndësi të madhe çështjes së ndarjes mes qytetërimit dhe civilizimit.

All-llahu, subhanehu ve teala, i ka qortuar popujt e shumtë të cilët i kanë kaluar disa faza në ndërtimtari, në shfrytëzimin e të ardhurave, prodhimin e veglave, mirëpo rebelimi i tyre ndaj urdhërave të All-llahut dhe prishja e brendësisë së organizimit të tyre ndërtues ishte shkaku i shkatërrimit dhe eliminimit të tyre. Në këtë drejtim, All-llahu, tebareke ve teala, thotë:

(أَوَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ كَانُوا أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَأَثَارُوا الْأَرْضَ وَعَمَرُوهَا أَكْثَرَ مِمَّا عَمَرُوهَا وَجَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ)

“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, All-llahu nuk ishte që t’ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë”. (Er-Rum: 9).

Na ka treguar edhe për kulmin e ngritjes dhe fuqisë që e kanë arritur populli i Themudit :

وَاذْكُرُوا إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَاءَ مِنْ بَعْدِ عَادٍ وَبَوَّأَكُمْ فِي الْأَرْضِ تَتَّخِذُونَ مِنْ سُهُولِهَا قُصُوراً وَتَنْحِتُونَ الْجِبَالَ بُيُوتاً فَاذْكُرُوا آلاءَ اللَّهِ وَلا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ)

“Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngreni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë”. (El-A’raf: 74).

Mirëpo ata ishin një popull që mohuan Zotin dhe ia kthynë shpinën asaj që u tha Salihu, alejhisselam, e rezultat i kësaj ishte:

“فأخذتهم الرجفة فأصبحوا في ديارهم جاثمين”

“Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira”. (El-A’raf: 78).

Përball kësaj Medineja që dëshmoi shoqërinë e parë islame, gjendja e saj qytetëruese ishte sa një fshat i vogël i cilit do vend të botës së tretë. Mirëpo kjo shoqëri sipas kritereve të qytetërimit, të cilat janë të përgjithshme, paraqiste kulmin e qytetërimit dhe ngritjes morale, të marëdhënieve dhe raporteve. Në shoqërinë e Medinës synimet madhore ishin të qarta dhe shëndritëse. Aq shumë ishin ato të qarta dhe dominonin në shpirtin e muslimanëve, sa që edhe fëmijët, bënin gara për të arritur nderin e dëshmorit, në atë formë që nuk mund ti gjehet shembulli në histori. Kishte musliman që punonin dhe përpiqeshin që një pjesë të pagës ta ndanë sadaka në mbrëmje. Njerëzit arritën gradën e lartë të pastërtisë, sa që para Pejgamberit, disa njerëz, burra dhe gra, u deklaruan se kanë bërë krime, duke insistuar që mbi ta të ekzekutohet dënimi i kësaj bote, qoftë ai edhe gurrëzim deri në vdekje, me qëllim që ta takojnë All-llahun, duke qenë Ai i kënaqur me ta. Transparenca e qeverisjes dhe shtetit ishte aq e madhe sa që rroga e halifes nuk ishte ma e madhe se harxhimet e ushqimit dhe veshmbathjes. Ajo shoqëri ishte e boshatisur nga manifestimet e dhunës së pushtetit, saqë gjykatësit, burgjet dhe policët, ishin çështje skajërsore, nëse nuk themi se mungonin tërësisht. Sado që sqarojmë shkallën e qytetërimit që ka arritur shoqëria islame në atë kohë, faktet mbeten shumë më të mëdha se sa fjalët. (“Ripërtërirja e vetëdijes”, Abdul-Kerim Bekar, fq. 120-126).

Si rezyme mund të themi: qëllimi ynë nga përdorimi i fjalës “vetëdije” në kontekst të kuptimit civilizues të plotë të qytetërimit, mund ta definojmë si: “Perceptimi i individit dhe institucioneve të ndryshme të shoqërisë, të përgjegjësive të tyre madhore në ndërtimin e plotë të personalitetit njerëzor dhe veprim në drejtim të shtytjes së procesit të rilindjes dhe përparimit moral dhe material, duke e përmirësuar mendimin, sjelljen dhe realitetin”.

… All-llahu orienton kah e vërteta dhe e sakta.

Dr. Musfir ibën Ali El-Kahtani

Dekan i katedrës për studime islame dhe arabe në “Universiteti i mbretit Fehd për petrol dhe xehe”

Mbretëria e Arabisë Saudite

Përktheu: Bekir Halimi 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit