5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kritike negociatat e Greqisë me kreditorët: Marrëveshje ose falimentim deri të martën

Më të lexuarat

Greqia duhet të paguajë 1,6 miliardë borxh FMN-së deri të martën e ardhshme. Nëse kjo nuk do të ndodhë Athinë mund të falimentojë.
 
 Negociatat ndërmjet Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë në Bruksel kanë marrë fund pa një marrëveshje përfundimtare vonë të mërkurën pasi që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Athina zyrtare nuk arritën marrëveshje rreth çështjeve themelore, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Delegacioni i qeverisë greke gjatë negociatave vazhdimisht ishte duke u përpjekur të mbetet në pozitë të njëjtë si më parë në lidhje me programin financiar të ndihmës të vendit në këmbim të reformave. 
 
Kreu i Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem pas takimit deklaroi se është bërë përparim në negociatat me Athinën duke theksuar se bisedimet do të vazhdojnë sot në përpjekje për të arritur një marrëveshje konkrete.
 
Greqia dje para takimit paraqiti një plan kompromisi, i cili supozohet se ka parashikuar edhe ndryshime të caktuara në “vijat e kuqe” të cilat më parë i caktoi FMN-ja. Siç theksohet në dokumentin, i cili doli në publik, FMN-ja nuk dëshiron të pranojë planin grek të reformave i cili në masë të madhe bazohet në rritjen e taksave në mënyrë që të arrihet stabilizimi financiar i këtij vendi evropian i goditur nga kriza ekonomike. 
 
Megjithatë, qeveria greke ka pranuar propozime të caktuara të kreditorëve të huaj, duke përshirë reformat e sistemit  të pensioneve dhe ndryshimet në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).
 
FMN-ja i ka propozuar Athinës të implementojë shkurtimet më të mëdha të pensioneve, të rrisë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe që në një masë të vogël të mbështetet në rritjen e taksave. Shefja e FMN-së, Christine Lagarde para takimit të djeshëm ka deklaruar se reformat në Greqi nuk mund të bazohen vetëm mbledhjen e taksave. 
 
“Nuk mund të zhvilloni programin e reformave vetëm me premtimin e mbledhjen më të madhe të taksave, siç kemi patur mundësi të dëgjojmë në pesë vitet e kaluara, dhe me pak efekt konkret”, ka thënë Lagarde. 
 
Një bllok i rëndësishëm pengues vazhdon të jetë falja e borxheve sepse Gjermania nuk dëshiron të pranojë çfarëdo ndryshimi në lidhje me kthimin e borxhit.
 
Negociatat e delegacionit grek me kreditorët vazhdojnë edhe sot në përpjekje për të arritur ndonjë kompromis. 
 
Ndërkohë, Greqia duhet të paguajë 1,6 miliardë borxh FMN-së deri të martën e ardhshme. Nëse kjo nuk do të ndodhë Athinë mund të falimentojë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit