Dy javë pasi që kishte marrë raportin e ekspertit të pavarur dhe të jashtëm, Jean Paul Jacque, lidhur me hetimet që ai kishte zhvilluar rreth pohimeve për korrupsion në misionin e EULEX-it në Kosovë,
përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka vendosur dje ta bëjë atë raport publik, duke ua dërguar së pari vendeve anëtare dhe deputetëve të Parlamentit Evropian e më pas edhe duke e botuar në tërësi në web faqen e Shërbimit të jashtëm të BE-së në krye të të cilit është ajo.
përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka vendosur dje ta bëjë atë raport publik, duke ua dërguar së pari vendeve anëtare dhe deputetëve të Parlamentit Evropian e më pas edhe duke e botuar në tërësi në web faqen e Shërbimit të jashtëm të BE-së në krye të të cilit është ajo.
Mënyra se si u bë publik ky dokument lë përshtypjen më shumë se është një “raport i brendshëm” sesa “i pavarur dhe i jashtëm”, sepse u botua në faqen e misionit të EULEX-it dhe të BE-së, iu dërgua shteteve anëtare dhe deputetëve të Parlamentit, ndërkohë që vetë autori nuk ishte në dispozicion të gazetarëve për pyetje rreth raportit.
Ky raport i cili është pritur me kureshtje që nga koha kur Mogherini kishte emëruar profesorin Jacque të bënte hulumtime rreth mandatit të EULEX-it, nuk ka sqaruar shumë rreth akuzave për korrupsion në këtë mision, por në masë të madhe ka arsyetuar mënyrën se si misioni është marrë me këto çështje. Kritikat janë kryesisht sipërfaqësore dhe më shumë shihen si një “menaxhim” dhe “komunikim i dobët” sesa shkelje në funksionimin e misionit.
Jacque thotë në raport se nuk ka për qëllim të konstatojë nëse ka pasur apo jo korrupsion në mision. Por në disa raste ai thotë se “nuk ka pasur dëshmi” se në mision qëllimisht kanë dashur të mbulojnë gjurmët.
Pas bërjes publik të këtij raporti, një zyrtar i BE-së, i cili foli me gazetarët, me kusht anonimiteti, tha se “raporti në asnjë mënyrë nuk hedh poshtë pohimet se ka pasur korrupsion, por këtë çështje ua lë hetimeve penale që po zhvillohen nga ana e autoriteteve gjyqësore në Kosovë”.
Ky zyrtar u zotua se misioni i EULEX-it dhe Bashkimi Evropian do të bëjnë çmos që deri në fund të sqarohen dyshimet për korrupsion. Ai tha se, nëse do të ketë dëshmi, askush nuk do të kursehet pa marrë parasysh se në cilën pozitë është dhe nga cili shtet vjen. kohaislame