0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kriptoasetet/ Frika se investitorët po ndërmarrin shumë rreziqe

Më të lexuarat

Më shumë njerëz po investojnë në të ashtuquajturat kriptoasete dhe ata po mendojnë gjithnjë e më pak se po luajnë bixhoz.

Sondazhi ka nxjerrë në pah një paralajmërim të ri nga Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA) se investitorët e kriptomonedhave rrezikojnë të humbasin shumë. Rreth 14% e blerësve të kriptomonedhave që u anketuan thanë se kishin marrë hua për të investuar. Një analist e përshkroi këtë statistikë si “thjesht të tmerrshme”.

Bixhoz apo jo?

Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA)  vlerësoi se 2.3 milionë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar kishin kriptoasete, më e zakonshmja prej të cilave është kriptomonedha Bitcoin. Lëvizjet marramendëse në çmimin e këtyre produkteve kanë tërhequr shumë investitorë.

Rregullatori gjithashtu vuri në dukje se ndërsa gati gjysma e investitorëve (47%) vitin e kaluar i konsideruan aksionet e tyre në kriptoasete si bixhoz, ajo përqindje tani ka rënë në 38%.

Pak më shumë se gjysma e atyre që kanë investuar tashmë po konsideronin të blinin më shumë, tregoi sondazhi.

FCA paralajmëroi se çdo problem me këto investime nuk mbulohej nga rrjetet e zakonshme të sigurisë pasi ato ishin asete të parregulluara. “Nëse konsumatorët investojnë në këto lloje produktesh, ata duhet të jenë gjithashtu të përgatitur të humbasin të gjitha paratë e tyre,” tha Sheldon Mills, nga FCA.

Ndryshe nga investimet e rregulluara, blerësit nuk do të kenë mbështetje nga Skema e Kompensimit për Shërbimet Financiare, në rast se ato do të shiten në një mënyrë të gabuar për shembull apo në rastin kur ofruesi i tyre mund të falimentojë.

Laith Khalaf, analist financiar në AJ Bell, tha se “ka një anë të errët sa i takon këtyre të dhënave, sipas së cilës mundësitë që këto kriptoasete të shkaktojnë një dëm në masë tek konsumatori janë të larta”.

“Fakti që 14% e blerësve të kriptomonedhave kanë marrë hua për të investuar është thjesht i tmerrshëm . Paqëndrueshmëria ekstreme dhe perspektiva e pasigurtë afatgjatë për kriptoasetet do të thotë që kriptoasetet mund të zhduken, duke i lënë huamarrësve si kujtim asgjë tjetër përveç borxhit të tyre./BBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit