1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Krimi horror, 19-vjeçarja mbyt foshnjën e vet dhe e deklaron të rrëmbyer: S’e dëgjoja dot duke qarë

Më të lexuarat

Një nënë adoleshente është akuzuar për mbytjen e djalit të saj disa muajsh në një vaskë.

Ajo kishte bërë më shumë se 100 kërkime në internet për mënyrën sesi të vrasësh një fëmijë, tha policia të enjten.

Jenna Folwell telefonoi policinë nga Brooks Crossing Park, një zonë në Phoenix të Arizonës të mërkurën, për të raportuar se i kishin rrëmbyer foshnjen e porsalindur nga krahët e saj, ndërsa po e vendoste në sendiljen e makinës.

Ajo gjithashtu pohoi se ‘rrëmbyesi’ i kishte vendosur një qese në kokë dhe e kërcënoi se do ta vriste.

Policia organizoi një kërkim në zonë, por kur kontrolluan banesën e 19-vjeçares, gjetën djalin e saj të vdekur, të mbështjellë me batanije dhe të futur në një çantë.

Folwell pastaj ndryshoi versionin e saj, duke pretenduar se e kishte rënë të fikët duke mbajtur djalin në vaskë dhe kur u zgjua, ai ishte mbytur, shkruan Ora News.

Por kur policia kontrolloi telefonin e saj, zbuluan më shumë se 100 kërkime shqetësuese në internet.

“Ajo i kishte nisur kërkimet në internet duke filluar nga mënyrat sesi të vrasësh një foshnje dhe duke përfunduar me çështje të foshnjeve të humbura,” tha policia.

“Kishte kërkuar sesa kohë duhet që të mbytet një foshnje, 5 llojet e prindërve që vrasin, arsyet pse prindërit duhet të mbysin foshnjet dhe sindromat e vdekjes së papritur të foshnjes.

Kishte më shumë se 100 kërkime të ndryshme për këto lloj temash.”

Duke u përballur me kërkimet në internet, 19-vjeçarja pranoi se kishte futur djalin në vaskë dhe e kishte lënë të mbytej sepse nuk donte ta dëgjonte duke qarë.

Ajo i tha policisë se kishte ndryshuar mendje në momentin e fundit por ishte tepër vonë, pasi djali i saj tashmë kishte vdekur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit