4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Krimet e luftës, një realitet ditor në Siri

Më të lexuarat

Krimet kundër njerëzimit po ndodhin çdo ditë në Siri, njofton një ekip i hetuesve të OKB-së, duke shtuar se regjimi sirian është duke kryer masakra, tortura dhe mund të ketë përdorur armë kimike.

Komisioni i OKB-së në Siri tha të martën se udhëheqësit ushtarakë dhe qeveria duhet të mbahen përgjegjës për zbatimin e një “politike të bashkërenduar” të shkeljeve të të drejtave të njeriut.
“Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit janë bërë një realitet ditor në Siri, ku llogaritë e viktimave vetëm sa po shtohen” thuhet në raportin e OKB-së.
Hetuesit thanë se ata kishin “baza” të arsyeshme për të besuar se regjimi ka përdorur armë kimike në Siri.
Çdo konfirmim i përdorimit të armëve kimike mund të përshkallëzohet në reagimin ndërkombëtar ndaj konfliktit dy-vjeçar, i cili ka vrarë më shumë se 94,000 njerëz.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit