Nga: Akif Emre
Krimea: Andaluzia e dytë
Afërsisht 300 vite pas rënies së qytetit Andaluzian të Granadës, një tjetër territor mysliman ra gjithashtu viktimë e pushtimit. Në vitin 1784, Krimea u pushtua nga forcat ruse nën komandën e Katerinës së II-të.
Kjo ishte humbja e parë e territoreve osmane në Evropë, që ishin gjithmonë territore myslimane. Në të vërtetë, osmanët ishin mundur më parë në Evropë, porse këto humbje ndodhen në troje që osmanët i kishin pushtuar ushtarakisht si dhe vijuan pas kësaj që ti ruanin fuqimisht popullsitë jomyslimane.
Megjithatë, Krimea përfshihej në një kategori tejet të ndryshme. Krahas rëndësisë së saj gjeo-strategjike, ajo ishte dhe ende mbetet po aq e rëndësishme gjeo-kulturalisht. Në mënyrë të ngjashme me Andaluzinë, e cila ishte një kufi islam në perëndim, Krimea ishte gjithashtu një kufi islam në lindje. Po ashtu, të dyja ishin qendra të mëdha të manifestimit islam në rajonet e tyre përkatëse.
Do të ishte e vështirë të krahasosh Krimenë me Andaluzinë, e cila ishte e njohur për artin, shkencën dhe inovacionet e saj frymëzuese, porse për shkak të vendndodhjes së Krimesë në qendër mes veriut dhe jugut, ashtu sikurse edhe mes Evropës qendrore dhe lindore, Krimea merrte një rëndësi madhore.
Përveç kësaj, vetë fakti se Tartarët e Krimesë janë pasardhësit e hordhisë së Artë dhe të klanit Oghuz, të cilat ishin gjithashtu baballarët themelues të Perandorisë Osmane, tartarët e Krimesë u përshtaten mirë në rrëfimet politike dhe kulturore të myslimanëve turq. Edhe në ditët e sotme, tartarët e Krimesë, janë përfaqësuesit e myslimanëve turq në Evropën veri-lindore dhe ende e ruajnë këtë rëndësi gjeo-kulturore.
Dinastia Giray e Krimesë, ndikimi dhe kontrolli i së cilës u përhap anembanë lindjes së Detit të Zi dhe brendësisë së Evropës, ishte një aleat jetik për osmanët. Ndikimi i tyre kulturor u përhap dhe u shpërnda përgjatë pjesëve të ndryshme të Azisë Qendrore, Polonisë dhe Finlandës.
Në të njëjtën mënyrë rënia e gadishullit Iberik dhe Granadës formësoi të ardhmen e myslimanëve në Evropën perëndimore, ashtu sikurse edhe rënia e gadishullit të Krimesë përcaktoi të ardhmen e myslimanëve në Azinë veri-perëndimore dhe Evropës lindore. Për këtë arsye, Krimea mund të mendohet si ‘Andaluzia e dytë.’
Zhvillimet në Krime pas rënies së saj tek rusët mund të krahasohet me zhvillime të ngjashme në Andaluzi pas përmbysjes së saj. Krimea, ashtu sikurse edhe Andaluzia, përjetoi një eksod masiv dhe dëbime. Për shembull, mes viteve 1778 dhe 1800, rreth 500 000 njerëz u detyruan me dhunë që të braktisnin atdheun e tyre.
Për më tepër, në mesin e parë të shekullit të XIX, edhe 200 000 njerëz të tjerë u larguan, të pasuar nga 230 000 myslimanë të tjerë të cilët u dëbuan me forcë në pjesën tjetër të shekullit. Kjo metodë vijoi të aplikohej në të dyja periudhat si atë të Carit ashtu edhe atë të Bashkimit Sovjetik. Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjithë Tartarët e Krimesë u dëbuan brenda natës.
Poeti që shpëtoi Bakhchysarai
Gjërat më të frikshme të periudhës koloniale ruse ishin zhdukja e të gjithë aspekteve kulturore të Krimesë duke riemëruar kështu qytetet, fshatrat, lumenjtë dhe malet në një përpjekje për të hequr të gjitha gjurmët e tartarëve të Krimesë.
Megjithatë Bakhchysarai, është një përjashtim i këtyre praktikave. Qyteti ishte njëherë e një kohë një qendër e lulëzuar për qytetërimin islam, dhe mirëpriti shumë objekte historike në luginën e tij. Pallat Khan është një ndër këto monumente të bukura që kanë mbetur, i cili ka ngjashmëri me të famshmin Pallati Topkapi në Stamboll.
Brenda Pallatit gjendet një shatërvan historik, që është i dekoruar me poezi të gdhendura në mermer. Një ndër këto poezi i përket Aleksandër Pushkin, i cili gjatë viteve të dëbimit, shkroi një poemë rezistence kundra Carit. Për sa kohë që poema i referohet qytetit të Bakhchysaray, rusët nuk mundën që të ndryshonin emrin e tij. Në ndryshim nga Akyar që u riemërua si Sevastopor, dhe Akmescit si Semferospor, Bakhchysarai mbajti emrin e tij origjinal.
Marre nga: worldbulletin
…