-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Krim në familje, gardisti vret gruan me armën e shërbimit

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes banorët e Tiranës.

44-vjeçari Alket Arapi, punonjës në Gardën e Republikës ka qëlluar për vdekje gruan e tij 36-vjeçare. Sipas të dhënave të para nga policia, autori i dyshuar për krimin është arrestuar, ndërsa vrasjen e ka kryer me armën e shërbimit.

Njoftimi paraprak:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin Alket Arapi, 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit