0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Krijohet grupi këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana

Më të lexuarat

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka  mbajtur  takimin e parë konstituiv  me  Grupin këshillëdhënës për tatime dhe dogana.

Hoti në këtë takim bëri të ditur se ky Grup, është themeluar për shkak se ligji i Administratës Tatimore të Kosovës nga 1 janari e ka shpërbërë Bordin e Pavarur për Shqyrtime.
Grupi ka për qëllim që të pranoj në formë të shkruar të gjitha shqetësimet e bizneseve dhe t’i shqyrtoj ato me kujdes të veçantë në baza ditore.
 
Gjithashtu dhe do të  këshillojë drejtpërdrejtë ministrin  për veprimet  që duhet të ndërmarr lidhur me këto shqetësime.
 
Grupi këshillëdhënës përbëhet nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Financave, Departamenti Ligjor i ATK-së, Departamenti Ligjor i Doganave, një ekspert i pavarur dhe një përfaqësues nga komuniteti i biznesit.
Ndërsa udhëheqës i këtij grupi është Florin Peci – këshilltar i ministrit Avdullah Hoti.
 
Në mbështetje teknike të këtij grupi, për të pranuar fillimisht shqetësimet e bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës për tatime dhe dogana do të jetë Divizioni Administrativ i Bordit të Pavarur për Rishqyrtime./Tribuna/./kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit