Pas marrëveshjes së arritur për kodin telefonik të Kosovës +383, i cili është paralajmëruar të hyjë në fuqi më 15 dhjetor, përdoruesit e operatorëve ekzistues në Kosovë mund të bëjnë konvertimin e kontakteve përmes një aplikacioni, që është krijuar nga Bujar Dervishaj.
Ai aplikacionin “+383” e ka ngarkuar në Google Play Store, të cilin mund ta shkarkoni pa pagesë, transmeton Koha.net.
“ Tani aplikacionin ‘+383’ mund ta gjeni në Google Play Store. Aplikacioni mundëson konvertimin e kontakteve tuaj nga prefiksat e përdorur deri tani nga operatorët telefonikë në Kosovë në kodin e ri telefonik të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky aplikacion mund të jetë në funksion vetëm pas datës 15 dhjetor, kur edhe pritet të jetë në dispozicion kodi i ri telefonik i Kosovës.
Funksionet e këtij aplikacioni janë:
(i) Bëni një kopje të të gjitha kontakteve (backup)
(ii) Konverton prefikset +377, +381, +386 dhe iu shton kodeve të operatorëve 044, 045, 049, 043 nëse nuk e kanë edhe prefiksin e ri, të ardhshëm të Kosovës +383
(iii) Konfirmon përditësimin e kontakteve
Aplikacionin “+383” mund ta shkarkoni KËTU