-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Krijohet ‘airbagu’ që mbron telefonin në rast të rrëzimit (Video)

Më të lexuarat

Të gjithëve na ka ndodhur, që për një moment mos të jemi të pavëmendshëm dhe telefoni i 500 eurove, apo edhe më i shtrenjtë, të rrëzohet dhe të pësoi dëmtime të konsiderueshme.

Maskat dhe mbrojtëset e ndryshme, nuk bëjnë aq shumë për ta mbrojtur pajisjen, e cila në shumicën e rasteve më kurrë nuk punon si më parë.

Për këtë arsye, Philip Frezel e ka krijuar këtë ‘airbag’ për mbrojtjen e telefonave, që në momentin kur fillon të bie, i hapen nga katër këmbë sikur të merimangave dhe shmangin përplasjen me sipërfaqen e fortë.

Ideja për këtë mbrojtëse, studentit gjerman i erdhi pasi i ra telefoni nga xhaketa dhe iu dëmtua rëndë.

Gjatë një aktivitete për kreacione teknologjike që është zhvilluar në Gjermani, atij i është ndarë çmimi i parë për këtë kreacion, ndërsa së shpejti pritet të nisë procedurat për ta shitur patentën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit