“Iniciativa e Asadit për të mbuluar masakrat masive në krematorium të kujton krimet më të mëdha të shekullit 20 kundër njerëzimit”, deklaroi Haley
OKB (AA) – Përfaqësueja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara Nikki Haley në lidhje me djegien në krematorium të mijëra njerëzve të vrarë në burgun Saydnaya nga regjimi në Siri tha se “Iniciativa e Asadit për të mbuluar masakrat në krematorium të kujton krimet më të mëdha të shekullit 20 kundër njerëzimit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Haley në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështjen ka shprehur se regjimi i Asadit ka kryer në mënyrë sistematike dhe barbarisht terror kundër popullit të tij.
“Iniciativa e Asadit për të mbuluar masakrat masive në krematorium të kujton krimet më të mëdha të shekullit 20 kundër njerëzimit”, deklaroi Haley.
Ajo vuri në dukje se për këtë brutalitet përgjegjës është regjimi i Asadit por edhe Rusia dhe Irani kanë një barrë të rëndë për këtë barbarizëm. Haley ka mbrojtur idenë e saj se këto dy vende ndihmojnë në rrëmbimet, torturat, ekzekutimet pa gjyq, sulmet ajrore dhe në sulmet me bomba fuçi dhe armë kimike.
Sipas saj, e gjithë bota është në dijeni të brutalitetit të regjimit në Siri. “Ka ardhur koha që edhe Rusia të bashkohet me ne”, tha Haley.
Një prej ndihmës sekretarëve në Departamentin amerikan të Shtetit, Stuart Jones, tha se posedojnë prova se janë djegur në krematoriumin e ndërtuar në një pjesë të burgut të burgosurit e vrarë në Saydnaya dhe se këto të dhëna do ti ndajnë me komunitetin ndërkombëtar.