0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Krejt në terr të hënën nuk do te ketë rrymë

Më të lexuarat

E hëna do të jetë dita ku disa qytete me fshatra për rreth do të mesin pa furnizim me energji elektrike nga ora 10:00 deri në orën 16:00. Kjo për shkak të punimeve në terren.
Fshatrat e Lipjanit, ku përfshihet një pjesë e Magurës, Medvec, Dobraje, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torine Poturovc dheGllanicë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike të hënën nga ora 10:00 deri në orën 16:00. Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shkarkuesve të mbitensionit.
 
Po ashtu, të hënën nga ora 10:00 deri në orën 14:00,gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat e Klinës siç janë Videjë, Polc, Zajm, Drenoc, Pjetërq, Dugajevë, Bokshiq, Grabanicë, Dollovë, Qeskovë, Kpuz, Volljak dhe Sferk. Ndërsa, të martën në të njëjtin orarë do pa energji elektrike do të mbet fshati Jagodë, Trestenik, Lutogllavë, Krushevë e madhe, Budisalc, Rudicë, Stupë, Radulloc, Krushevë e Vogël, Zllakuqan,Pataqan, Ranoc dhe Berkovë të Klinës. Në këtë qytet nga ora 10:00 deri në orën 14:00, do të mbesin pa energji elektrike edhe fshatrat Klinavc (një pjesë), Pograxhë, Qupevë, Jellovc, Resnik dhe Jashanicë.
 
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dolli, Gremniku, Pompa e benzines Kalludra, Qupeva e Ulët, Volljaku, Hasan Berisha, Benita Company, Cem Gashi, Baza asfalltit, Dush, Pompat Garabil, Sverka Balect, Muslijajt, Salidint, Xhamija, Prqevq, Rastoka, Kpuzi dhe Qeskova. Shkyçja bëhet me qëllim të montimit të shkarkuesve të mbitensionit.
 
Po ashtu, edhe në disa vende në Prizren do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Krusha e Madhe, Krusha e Vogël, Randobrava; konsumatorët komercialë: Separacionet “10Maji”,”Agimi”, “Isa Rexhepi”,”Arbëria”,”Kag-Asfallt” dhe N.P.T “Soni-Com”, janë vendet ku nuk do të këtë energji elektrike nga ora 10:00 deri në orën 15:00. Shkyçja bëhet me qëllim të demontimit të rrjetit të tensionit të ulët në fshatin Krushë e Madhe.
 
Kurse, në Dardanë të hënën nga ora 11: deri në orën 15:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: ETC, Ekonomia e Pyjeve, Kamenica – Sera, Moqari i Epërm, Bosce , Stralica, Kopërnica , Kolloleq,Vriqevcë, Kranidell, Hogoshti, Bujanovc, Poliqkë, Marocë, Vriqevcë,Lajqiq, Desivojca, Tërstena, Velegllava, Lisocka , Gjyrishevcë, Shahiq, Kostadincë, Dazhnicë, Bradillovcë, Feriqeva , Gmica , Sfirca, Tuxhevci,Zajqevci, Kopërnicë, Berivocë Pompa , Shipashnicë e Eperme. Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të ormanit 0.4 kV, siguresave dhe bazave të siguresave 10 kV.
 
KEDS njofton se me kërkesë të kompanisë Sharcem dhe me miratimin e KOSTT-it, janë shtyrë punimet e parapara për të dielën dhe do të bëhen më date 28 shkurt të këtij viti.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit