2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Krasniqi uron besimtarët muslimanë

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, uron besimtarët islam të Kosovës për festën e Fiter Bajramit.

Në urimin e tij kryekuvendari Krasniqi thekson se muaji i Ramazanit, që kurorëzohet me Bajramin e Madh, simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarëve dhe solidaritetin me njëri-tjetrin.

Krasniqi shprehet se bashkëjetesa e harmonia ndërfetare bëjnë pjesë në thesarin e madh të vlerave civilizuese e humane të popullit tonë.

“Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi. Gëzuar festën e madhe të Fiter Bajramit!”, thuhet në urimin e Krasniqit. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit