1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Krasniqi: Tërhoqa fjalën rrugaç, asgjë tjetër

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka sqaruar deklaratën e tij të sotme përmes së cilës ishte tërhequr nga fjalët që kishte thënë dje në Kuvendin e Kosovës.

“Para jush dhe para opinionit, unë e tërheq fjalën e djeshme për ministra. Pavarësisht e ndryshon kjo gjendjen apo jo, unë e tërheq fjalën”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi, në mbyllje të seancës së sotme të Kuvendit.

Krasniqi të enjten e kishte quajtur rrugaç ministrin Bajram Rexhepi, pas një debati të nxehtë rreth pranisë së policisë në objektin e Parlamentit dhe rreth tij.

Në RTK Krasniqi ka sqaruar deklaratën e tij të sotme.

“Unë distancohem vetëm nga fjala rrugaç, tjerat mbesin”, ka thënë ai.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit