1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Krasniqi: Njohja nga Egjipti do të nxiste njohje të reja

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosoves, Jakup Krasniqi, në kuadër të vizitës në Egjipt, të enjten ka zhvilluar takime të ndara me liderë dhe përfaqësues të partive politike dhe ish-kandidat për President të Egjiptit në zgjedhjet e fundit presidenciale si: Ejmen Nur, kryetar i Partisë Al-Gad dhe ish-kandidatë për President; Abou Elela Mady, kryetar i Partisë Al-Ëasat, dhe Abdullah Al-Asha’al, ish-kandidat për President.

“Të gjithë përfaqësuesit politik besojnë shumë që tani pas revolucionit dhe pas ndërtimit të institucioneve demokratike në Egjipt, si dhe pas miratimit të Kushtetutës, qeveria e re do të marrë vendimin për njohjen zyrtare të Kosoves”, thuhet në një komunikatë të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës e njoftoi mikpritësin për zhvillimet në Kosovë si dhe për hapat e mëdhenj që ka bërë vendi në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar deri në shpalljen e pavarësisë. Ai theksoi se Kosova tani është shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, duke i konsoliduar përditë e me shume institucionet demokratike.

“Presim njohje të reja nga shtetet, ka theksuar Krasniqi, duke konstatuar se njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Egjiptit, si vend kyç i botës arabe dhe botës islame, përveç se i hap rrugë thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve e popujve tanë, do të rrezatojë për njohje të reja edhe nga shtete të tjera”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi, duke marrë premtime se vendimi për njohjen e Kosovës nga Egjipti do të merret në një të ardhme të afërt.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit