-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Krasniqi: Korrupsioni i shtrirë horizontalisht e vertikalisht

Më të lexuarat

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi akuzoi qeverinë e Kosovës për zhytje në korrupsion.

Gjatë debatit në Kuvend ku po shqyrtohet Stratergjia kundër korrupsionit, Krasniqi tha se kjo dukuri më së shumti është prezentë në shëndetësi e në arsim.

Ai mendon se kjo strategji është veç për konsum media.

“Korrupsioni është i shtrirë në të gjitha iInstitucionet. Ai nuk është i shtirë veç në mënyrë vertikale, por edhe horizontale. Ne kemi ligjet, kushtetutën, kodet penale, por nëse këto institucione nuk kanë vullnet për luftë ndaj korrupsionit, as strategjia nuk duhen gjë”, pohoi Krasniqi.

I pari i legjislativit tha se “po ma merr menja se si shumë po merrmi me Strategjinë Anti korrupsion, qe më shumë ka rol mediatik, se një dokument qe e lufton korrupsion”.

Deputeti nga radhët e LDK-së Sabri Hamiti ka kritikuar projekt strategjinë për luftimin e korrupsionit.
“Ky është një dokument i keq për natyrën që ka, për normat që janë të keq ndërtuara, është tekst i shkruar keq” ka thënë Hamiti.

Sipas Hamitit është korrupsion i të folurit kur thuhet se dihet kush janë të korruptuarit dhe nuk flitet për ta.
Sipas Hamitit, është e vështirë të dihet nëse zyrtarët që e arsyetojnë mos dorëheqjen e tyre me vendimin e Kryeministrit Thaçi, të dihet nëse ata janë pengje të Kryeminsitrit apo që Kryeministri është pengje i tyre.

Ndërkohë që deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti duke replikuar fjalën e deputetit Hamiti, tha se teksti është i përshtatur nga ligjet më të mira të shteteve të zhvilluara.
“Korrupsion është edhe kur e shfrytëzon foltoren e Kuvendit për të folur për folur për njerëz dhe nuk i dërgon faktet atje ku duhet”, tha Pajaziti.

Kurti: Ne kemi sundimtar të ligjit
Derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojn strategjinë e Planit të Veprimit kundër korrupsionit për periudhën 2013-2017, i pari i lëvizses Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se korrupsioni në Kosovë nuk po luftohet për shkak të strategjive të gabuara.

“Ne kemi ligje përgjithësisht të mira në letër por pa zbatim në praktikë. Sundimi i ligjit vie në shprehje nëse paraprakisht ai nuk e cenon privatizimin dhe stabilitetin politik. Ne kemi sundimtar të ligjit” tha Kurti.

Kurti ka thënë se korrupsioni është sistem dhe jo kulturë e aq më pak kulturë e popullit tonë.
“Korrupsioni nuk është kulturë por është sistem dhe vjen nga lartë poshtë dhe i është imponuar popullit tonë”, theksoi ai.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 43 vota propozimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Universitetit “Hasan Prishtina”. Kundër ka qenë një deputet ndërkohë që po një deputet ka abstenuar.

Kuvendi i Kosovës me 59 vota pro dhe me asnjë votë kundër ka miratuar në leximin e parë Projektligjin për transplantimin organeve.

Në emër të grupit parlamentar të PDK-së,deputeti Zenun Pajaziti ka kërkuar të ndërmerren masa të përbashkëta koordinuese mes liderëve të Luginës.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Serbia po luan më qytetarët e Luginës, dhe madje me ata të Anamoravës. Kërkojmë nga përfaqësuesit e Luginës të jenë sa më të bashkuar që të marrin masa të përbashkëta për kthimin e lapidarit. Kërkojmë që të mos ketë nxitime”, tha Pajaziti.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar pozitivisht miratimin e rezolutës në Këshillin e Evropës, e cila i mundëson Kosovës vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta me Këshillin e Evropës.
Hoxhaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të lobojnë tek deputetët e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në mënyrë që Kosova të arrijë votat e mjaftueshme për aplikim për pranim në këtë këshill.

Kërkesën që Ministria e Punëve e Kosovës të ketë prioritet për këtë vit anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e kishte kërkuar deputetja nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani.

Osmani tha se LDK e vlerëson pozitivisht miratimin e kësaj rezolute por se mendon se në këtë Këshill nuk pranohesh vetëm me miratim të rezolutave.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka akuzuar kryeministrin Thaçi se po luan lojëra të pa ndershme me qytetarët e Luginës së Preshevës.

Aliu i është referuar, deklarimit të, kryeministrit Thaçi se “shqiptarët e Luginës është dashur të bëjnë më shumë për të mbrojtur lapidarin”.

Sipas, deputetit të VV-së, vet kryeministri para pak ditësh tha se do të jetë mbrojtës i Luginës.
”Kur është puna por mbrojtjen e atyre qytetarëve, u thonë bëjani qarën vetes.

Kjo është e pa ndershme. Kryeministri Thaçi është në ekzekutiv qe 5 vite, pos qe nuk u ka venë kushte serbëve në negociata për ata qytetar, kryeministri Thaçi nuk ka dhenë as një centë për ata qytetar”, tha Aliu.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit