Partitë e dala nga lufta, PDK e AAK, janë bërë bashkë në Pejë kundër kandidatit të LDK’së, Gazmend Muhaxheri.
Koalicione mes gjitha partive janë ndërtuar në gjithë Kosovën, por deri më tash në fushatë bashkë nuk janë parë liderët e partive partnere.
Por kjo ka ndodhur të enjten, në Ditën e Flamurit.
Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi ka shkuar në Pejë për homazhe dhe ka shfrytëzuar rastin për të përçuar mesazhe në favor të kandidatit të AAK’së në këtë komunë, Ali Berishës.
“Kryeministri Thaçi së bashku me delegacionin e PDK-së në mbështetje të Ali Berishes për kryetar të Pejës, i cili është kandidat i AAK-së dhe PDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Pejës”, ka shkruar në Facebook Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, duke postuar edhe foton e shkrepur me këtë rast.