1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kouchner pret negociata rreth autonomisë së veriut

Më të lexuarat

erbia do të kushtëzohet nga Brukseli të vendosë marrëdhënie normale me Kosovën para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka deklaruar të premten në Prishtinë, ish ministri i Jashtëm i Francës dhe shefi i administratës së UNMIK-ut në Kosovë në periudhën e parë të vendosjes së administratës së Kombeve të Bashkuara pas 12 qershorit të vitit 1999, Bernard Kouchner.

Gjatë një konference për media të mbajtur në Prishtinë, Kouchner ka përshëndetur fillimin e bisedimeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka shprehur besimin se në fund, palët do të vendosin një normalizim marrëdhëniesh reciproke.

“Ka një kushtëzim që vjen nga Brukseli për secilin vend që aspiron integrimet dhe kjo ka të bëj me paqen dhe bisedimet me fqinjët. Nuk e them që Serbia do ta njeh Kosovën tani, kjo do të vjen më vonë, por të tregohet e gatshme për bisedime dhe normalizim”, ka thënë Kouchner.

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, sipas tij, do të mund të ndikonte që Kosova të njihej edhe nga pesë vendet anëtare të BE-së si dhe do të zbuste qëndrimin e Rusisë në raport me pavarësinë e Kosovës.

Një nga temat e pashmangshmet dialogut, sipas tij, pritet të jetë çështja e veriut dhe autonomisë për këtë pjesë.

Duke folur nga perspektiva e këtij problemi që nga viti 1999 e këndej, Kouchner ka pranuar edhe fajin e bashkësisë ndërkombëtare që nuk ka shtri autoritetin e vet tej lumit Ibër.

“Mendoj se gabimi më i madh ishte ndalesa tek lumi Ibër. Territori i Kosovës ishte mbi malet dhe jo mbi lumin. Kjo, ndoshta nuk ishte zgjidhje e drejtë, por kjo është jeta”.

​​“Ka hapësirë që të negociohet për një autonomi substanciale për këtë pjesë siç është bërë që nga fillimi i krizës dhe ashtu siç është definuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar përmes Planit të Ahtisarit”, ka deklaruar Kouchner.

Shtëpia e verdhë në Shqipëri

Po ashtu, Kouchner ka mohuar edhe njëherë se gjatë periudhës së pasluftës dhe kohës sa ishte në krye të UNMIK-ut ka dëgjuar ndonjëherë për të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” në Shqipëri, ku sipas pretendimeve të Dick Martit, është bërë trafiku i organeve të serbëve të zënë rob nga ana e UÇK-së.

​​“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për trafik organesh derisa kam qenë në detyrë (shef i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK)…, kurrë, kurrë”.

“Kemi pasur 45 mijë ushtarë në rajon, përfshi edhe në Shqipëri, kishim policinë dhe gjithë stafin ndërkombëtar dhe asnjëherë nuk dëgjuam për këtë trafik organesh”, ka deklaruar diplomati francez.

“Tash e keni EULEX-in këtu, ata janë në detyrë, janë profesionist dhe mund t’i pyesni ata. Unë kurrë nuk e kam parë këtë ‘shtëpi të verdhë, gjelbër apo të purpurt”, theksoi Kouchner.

Krejt në fund, si një nga personalitet që ka kontribuar në Kosovë, Bernard Kouchner ka shprehur sot habinë e tij se si autoritetet e Kosovës nuk e kanë ftuar atë asnjëherë në shënimin e pavarësisë së Kosovës./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit