1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

KOSTA-RIKË, VERIPERËNDIMI I VENDIT LËKUNDET NGA NJË TËRMET I FUQISHËM

Më të lexuarat

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter u regjistrua në veriperëndim të Kosta Rikës duke aktivizuar alarmin e cunamit nSipas Institutit amerikan të Kërkimeve Gjeologjike, lëkundjet u regjistruan 140 kilometra larg kryeqytetit San-Hoze dhe epiqendra e tyre ishte në një thellësi prej 40 kilometrash.

Dhjetëra ndërtesa u shkatërruan në qytetet në afërsi të epiqendrës së tërmetit, por krisje të mureve dhe lëkundje të forta u dëgjuan edhe në kryeqytet. Sizmologët thonë se fuqia e tërmetit u ndje deri në El-Salvador dhe Nikaragua.

Autoritetet e Kosta-Rikës njoftuan ndërprerjen e energjisë në shumë zona të vendit për shkak të dëmtimit të rrjetit dhe informacionet fillestare flasin për dëme të mëdha materiale. Për momentin janë regjistruar vetëm 2 të vdekur, njëri prej të cilëve për shkak të infarktit në zemër.

Instituti amerikan i Kërkimeve Gjeologjike raportoi fillimisht se forca e tërmetit ishte 7.9 e shkallës Rihter, por më pas bëri një rivlerësim duke e ulur atë në 7.6 ballë dhe hequr alarmin për cunami.ë pjesën më të madhe të vendeve të Amerikës Qendrore dhe Jugore.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit