Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur të dielën, kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë është i pafavorshëm. Sipas tij, mënyra dhe temat janë në pajtim dhe në interes të Serbisë.
Kurti theksoi se Kosovës është pa sovranitet dhe fusnota e ka dobësuar konceptin e shtetësisë së Kosovës.
“Shteti i Kosovës më këtë pavarësi pa sovranitet, për popullin ton është tepër dhe të për vonë. As pranvera e as vera, as ngrohja globale nuk po shkrin fusnotën, po fusnota po e shkrinë pavarësinë. Shteti i Kosovës është rrezikuar si asnjë here nga armiku ynë, Serbia, e cila është e pakushtëzuar, ndërsa Qeveria e Kosovës është e shantazhuar”, ka deklaruar, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.kohaislame