Shumica e respondentëve në anketën triditëshe të Gazetës Express janë shprehur pro lejimit të shamisë në shkolat publike.
Rreth rreth 50 mijë lexues kanë marrë pjesë në anketë, një interesim ky i paparë deri më tash për çështje të ndryshme që ka trajtuar gazeta.
Kështu, shumica absolute e pjesëmarrësve në anketë kanë votuar “pro” lejimit të shamisë në shkollat publike të Kosovës.
Rezultati është ky:
A duhet që të lejohet bartja e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme?
Po (37707 Vota, 78 %)
Jo (10538 Vota, 22 %).
/kohaislame