Policia e Shtërpcës ka arrestuar pesë persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16 vjeçare”.
Sipas policisë, arrestimi është kryer, pas rastit të paraqitur nga ana e prindit të njërës prej dy viktimave të moshës 14 përkatësisht 15 vjeçe, të cilat, sipas ankuesit, ishin keqpërdorur seksualisht nga disa persona të moshës madhore, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Shërpca.
“Pas marrjes së rastit nga ana e Njësiteve përkatëse të Hetimeve Rajonale dhe pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit, masa e ndalesës policore është shqiptuar ndaj katër të dyshuarve: L.Sh. 24 vjeç, D.A. 20 vjeç, B.Sh. 23 vjeç dhe B.Sh 31 vjeç, të gjithë nga fshati Brod i Shtërpcës, ndërsa i dyshuari i pestë, Sh.H. 19 vjeç, është liruar”, ka bërë të ditur kapiteni Basri Shabani nga policia rajonale në Ferizaj. /Telegrafi/