Kosova shënon ditën botërore të të Dërguarit me kampanjën #KëDashuronTi
30 mijë fletushka me 30 thënie profetike të ndryshme dhe mbi 6 mijë libra për jetën e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) u shpërndanë në qendrat e ndryshme të Kosovës.
Ky aktivitet u përfundua nga vullnetarë të ndryshëm, djem të rinjë besimtar, të këndshëm dhe kreativ.
Ky grup ndau emocionet e mira me qytetarët të cilët e pritën me plot dashamirësi këtë aktivitet.
Në rrjetet sociale ky aktivitet u shënua me hashtaget e mëposhtme:
#GlobalMessengerDay
#WhoDoYouLove
#KeDashuronTi
#Kosova
#Busulla
#QESH
Disa nga përshtypjet e aktivistëve:
Edhe sot e vërtetova praktikisht që ky popull e donë Allahun dhe të Dërguarin e Tij (salAllahu alejhi weselam). Falënderimet dhe lavdërimet me të mëdha dhe të pafund i takojnë vetëm Allahut, që na e mundësoj ta përjetojmë këtë ditë. (Tha aktivisti I.Beqiri)
Aktivisti Arian Xhezairi me rastin e përmbylljes së aktivitetit tha: #GlobalDawahDay në Prizren u përmbyll për sot elhamdulilah.
Çfarë po dëshiroj të ndaj me ju të dashtun është një e pamohueshme e vërtetë që sot arritëm ta vërejmë tek ky popull.
Sa secili nga ne jemi praktikues, në çfarë pozite të devotshmërisë mendojmë se gjendemi dhe sa shumë dashuri kultivojmë në zemër për Allahun, besoj se kjo në mënyrë strikte i përket raporteve intime Krijues – Rob.
Por ajo që sot u dëshmua përgjatë tërë ditës sa ishim në teren është se ky popull e ka të mbyllur në zemër dhe kultivon bindjen në Allahun dhe të Dërguarit të Tij, nuk ngurrojnë të shfaqin respekt ndaj praktikës fetare dhe dashamirësi ndaj atyre që veprojnë këtë praktik.
Mbase mund të konkludojmë se përkundër gjithë dukurive negative që kanë vërshuar shoqërinë tonë, është pikërisht kjo mosluhajte në njohjen e Allahut për Zot e cila mund të gjendet gjërëegjatë tek shqiptarët dhe si rrjedhojë e së cilës vjen derdhja e Rahmetit të Zotit mbi ne in sha Allah.
Dhe lusim Zotin të pranojë nga ne këtë angazhim dhe të na bëjë popull të suksesshëm.
Rast interesant ishte edhe një rastësi ku vullnetarët e këtij aktiviteti, u takuan gjatë shpërndarjes së materialeve, me misionarët mormon në qytetin e Gjakovës. Pas bisedës së tyre ata bën një fotografi të përbashkët, ky gjest tregon dashurinë dhe simpatinë e madhe që kanë të rinjtë muslimanë dhe vullnetarët e këtij aktvititeti.
Aktiviteti në praktikë u implementua tërësisht nëbaza vullnetare nën mbështetjen e grupeve Busulla & QESH (njearsye.org)
Më poshtë po ju bashkëngjisim edhe galeri me foto nga qendra të ndryshme të Kosovës.
{gallery}fotot/kedashuron:::0:0{/gallery}
Moto e aktivitetit:
Kë dashuron ti?
Unë e dua Profetin tim Muhamedin paqja qoftë mbi të, sepse duke e dashur dhe pasuar atë e fiton dashurinë e Zotit të Madhërishëm.
Thotë Allahu në Kur’an: Thuaju(o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”./kohaislame.com