1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kosova pret njohjen nga Egjipti

Më të lexuarat

Nga Kajro mund të vijë shumë shpejt njohja e Kosovës shtet. Presidenti i sapozgjedhur i Egjiptit, Mohamed Morsi ka premtuar se nëse i fiton zgjedhjet do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë premtim ai ia dha vitin e kaluar kryediplomatit kosovar, Enver Hoxhaj.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës pret që Egjipti shumë shpejt të procedojë me formalizimin e njohjes së pavarësisë së vendit nga ana e Egjiptit, pas zgjedhjes së Mohamed Morsi në krye të shtetit.

Ky i fundit e ka bërë këtë premtim vitin e kaluar, kur ishte në opozitë, gjatë nj takimi që ka pasur me shefin e diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj kishte kërkuar nga Morsy, që nëse ai zgjidhet president të procedojnë me njohjen e Republikës së Kosovës.

“Me këtë rast, presidenti i tanishëm Morsi pati thënë se ai ka një simpati të veçantë për popullin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë sot për KosovaTimes.net Artan Behrami, këshilltar i ministrit Hoxhaj.

“Mendoj se zgjedhja e tij është një lajm i mirë për Kosovën dhe për përpjekjet e MPJ-së për të rritur numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Opozita në Egjipt, në kohën e Mubarakut gjithmonë kanë pas simpati për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ndryshe, ministri Hoxhaj vitin e kaluar ka zhvilluar një vizitë pesëditëshe në Egjipt.

Në këtë vizitë, Hoxhaj kishte takuar të gjithë kandidatët për president të Egjipiti, liderët e të gjitha partive politike dhe shumë personalitete publike, shpirtërore dhe politike. /telelgrafi/kohaislame/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit