Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, vlerësoi se Kosova dëshiron të provokojë një konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Serbisë. Vulin ka thënë se Kosova po dëshiron një përgjigje ushtarake nga Serbia dhe pastaj t’i thonë NATO-s që të ndërhyjë ndaj tyre.
Sipas tij, NATO do ta ndëshkonte Serbinë për Kosovën me një konflikt ushtarak.
“Cili është qëllimi i tyre? Ata duan që Serbia të japë një përgjigje ushtarake dhe pastaj të shkojnë tek aleatët e tyre të NATO-s dhe të thonë: ‘Të lutem na mbroni!’ Ky është qëllimi i tyre, kështu që NATO do të ndëshkonte Serbinë për ta. Ata e dinë se nuk mund të fillojnë vetëm një konflikt ushtarak, por ata duan që NATO të bëjë atë në vend të kësaj”, tha Vulin për mediat ruse./ dita