0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kosova po flenë, Kroacia nesër mëson vendimin e GJND-së për gjenocidin serb

Më të lexuarat

Gjersa institucionet e Kosovës nuk kanë marrë asnjë hap për të paditur shtetin serb për krimet dhe dëmet e kryera gjatë luftës së fundit të vitit 1999, shteti kroat nesër do të mësojë vendimin e GJND-së rreth “gjenocidit” serb të kryer në Kroaci.

Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), Peter Tomka, nesër në ora 10:00 do të informojë publikun me vendimin përfundimtar në lidhje me “gjenocidin” serb ndaj shtetit të Kroacisë.

Çfarëdo qoftë vendimi i kësaj gjykate, ai do të jetë i formës së prerë, pasi ky vendim nuk mund të apelohet, shkruajnë mediat kroate, transmeton Telegrafi.

Sipas padisë kroate, Serbia ka kryet gjenocid në vitin 1991, kur sulmoi Kroacinë me tanke të Armatës Jugosllave, përkatësisht qytetin e Vukovarit gjatë regjimit të kriminelit Slobodan Millosheviq.

Argumentet e palës kroate, të cilat i paraqiti para GJND-së në mars të vitit të kaluar, pohojnë se “krimet sistematike dhe të përhapura, dëshmojnë se ato nuk ishin të rastësishme dhe të paplanifikuar” dhe se “krimet në Ovçar, Velepromet, Shkarbinje dhe Saborks janë dëshmi për qëllime gjenocidale”.

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 vendosi se në Bosnje-Hercegovinë është kryer gjenocid, ku vetëm në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995, ushtria e Ratko Mlladiqit vrau rreth 8000 boshnjakë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit