-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kosova pjesërisht u përmbahet marrëveshjeve me Zvicrën

Më të lexuarat

Azilkërkuesit kosovarë, të dëbuar nga Zvicra në Kosovë, nuk marrin pothuajse fare ndihma në vendin ku janë kthyer, me gjithë faktin se ka programe që parashohin këtë ndihmë, nga programet që i financon edhe Zvicra.

Zvicra dhe Kosova kane një histori 50 vjeçare të marrëdhënieve të ngushta bilaterale. Në vitin 1963 këto raporte ishin “vulosur” për herë të parë me marrëveshjen për migracion, të nënshkruar me Jugosllavinë e atëhershme. Zvicra kishte nevojë për fuqi punëtore dhe këtë nevojë e përmbushi, duke marrë punëtorë prej atje.

Diaspora kosovare në Zvicër me rreth 200 mijë veta (10% e popullatës) është ndër më të mëdhatë. Kryeministri i Kosovës e ka kaluar një pjesë të periudhës së tij studentore në Zvicër. Zëvendëskryeministri Pacolli është një ish-ndërmarrës ndërtimi nga Tesina. Zvicra quhet nganjëherë edhe “Hinterlandi i Kosovës”.

Qeveria zvicerane nënshkruan marrëveshje bilaterale dhe multilaterale për të promovuar bashkëpunimin në fushën e migracionit. Marrëveshjet moralizohen përmes të ashtuquajturit “Memorandum of Unerstanding”. Një memorandum të tillë Zvicra e ka nënshkruar edhe me vendet si Kosova, Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe Nigeria.

Marrëdhëniet në mes dy vendeve janë forcuar kur në vitin 2008 Zvicra u bë njëri ndër vendet e para të Evropës që pati njohur pavarësinë e shtetit të ri. Dy vjet më pas, Zvicra dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje për partneritet në fushë të migracionit, e cila prej atëherë është lavdëruar nga ana zyrtare se ka funksionuar në mënyrë shembullore.

Por marrëveshja është zbatuar me mangësi. Në këtë përfundim ka ardhur Shoqata e Popujve të Rrezikuar (GFBV) nga Gjermania, në një studim të publikuar në fillim të vitit 2013, shkruan gazeta “Tages Anzeiger”, publikuar të premten, që e transmeton portali albinfo.ch.

Organizata në fjalë gjatë vizitave të shumta që u ka bërë familjeve rome të riatdhesuara dhunshëm në Kosovë, ka konstatuar përmes një ankete se ndihmat që u zotohen familjeve për riintegrim janë dhënë me të vërtetë vetëm në një rast.

Të gjithë të anketuarit e zgjedhur sipas parimit të rastësisë, e kanë braktisur Kosovën pas disa muajsh dhe kanë kërkuar sërish azil në njërin nga shtetet e zonës Schengen.

Në Zyrën Federale për Migracion (BFM) thonë se Zvicra merr pjesë në financimin e ndihmës për riintegrim të të kthyerve në Kosovë. Koordinimi i brendshëm kosovar dhe ngritja profesionale vazhdojnë “të mbeten sfidë”, thonë në këtë zyrë. Zvicra ka dhënë për periudhën 2007-2015 plot 7.8 milionë franga për këtë qëllim.

Shteti kosovar, së paku zyrtarisht, angazhohet për mbështetjen e të kthyerve. Për një fond të riintegrimit, në vitin 2011 nga qeveria ishin zotuar si ndihmë e drejtpërdrejtë dhe për projekte afatgjata 3.4 milionë euro. Por vetëm pak veta kanë përfituar nga kjo.

Organizata për ndihmë refugjatëve “Flüchtlingshilfe”, me rastin e një vizite të bërë në Kosovë, ka konstatuar se në fakt vetëm një e dhjeta e shumës prej 3.4 milionë eurove kishte shkuar në destinacion. Ndërsa të anketuarit e GFBV përgjigjen se ata ndihmohen nga të afërmit por jo edhe nga shteti. Përjashtim, sipas tyre bën vetëm një rast.

Edhe OSZE-ja, shkuan gazeta, ka pasur vërejtje sa i takon ndihmës së autoriteteve të Kosovës për riintegrimin e të kthyerve.

Ndërkohë, Zvicra do të dërgojë një delegacion në Kosovë, i cili veç tjerash pritet të bisedojë edhe rreth këtij problemi. Nga 1 deri më 6 prill atje dhe në Shqipëri shkojnë 8 anëtarë nga parlamentit, të udhëhequr nga kryetarja e parlamentit Maya Graf. Bëhet fjalë edhe për kthimin e vizitës së kryeparlamentarit kosovar, Krasniqit, i cili kishte vizituar Zvicrën vitin e kaluar.

Delegacioni do të vizitojë trupat e KFOR-it në Prizren dhe projektet e financuara nga DEZA. Temë e bisedimeve do të jenë edhe mangësitë në jetësimin e partneritetit në fushë të migracionit, ka thënë një burim nga parlamenti.

Deputeti Ueli Leuenberger, i cili do të udhëtojë si pjesë e delegacionit, e përshkruan po ashtu gjendjen e romëve në Kosovë si të rëndë. Por, ai thotë se ky minoritet në gjithë Evropën është po ashtu i diskriminuar. Mandej, shton ai, në Kosovë çdo i treti banor jeton me më pak se 1.5 euro në ditë. “Kështu, gatishmëria për favorizim të të kthyerve atje është e vogël”. Kush nuk merr para nga të afërmit që punojnë në Zvicër ose gjetiu, ka probleme të mbijetojë”, thotë Leuenberger, bashkautor i librit “Les Kosovars en Suisse”, përfundon “Tages Anzeiger”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit