4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kosova në CNN

Më të lexuarat

Republika e Kosovës prezantohet në kanalin prestigjioz amerikan CNN si republika e të rinjve dhe republika e bukurisë.

Ky në fakt është spoti televiziv të cilin agjencia qeveritare për promovimin e investimeve e ka përgatitur në kuadër të fushatës për promovimin e shtetit të ri. Me një kohëzgjatje 1 minutëshe ky spot televiziv ka përfshirë të gjitha vendet e bukura me të cilat Kosova krenohet. Duke filluar nga malet e Rugovës, ujëvarat të Mirushës, qendra e skijimit ne Brezovice pamje nga qyteti i Prizrenit dhe i prishtinës.

Në spot padyshim prezantohen edhe pamje të xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi, e cila këtë vit nuk mundi ta prezantojë shtetin e saj në Lojërat Olimpika Londër 2012.

Sipas shefit të agjencisë për promovimit të investimeve Valdrin Lluka kjo reklamë ka për qëllim promovimin e Kosovës si një shtet normal, si gjitha vendet tjera Perëndimore, dhe i përshtatshëm për turizëm. Ai shtoi se spoti synon të ndryshojë imazhin e Kosovës i cili në përgjithësi nuk është i mirë pasi Kosova akoma perceptohet si vend i konflikteve, luftës, dhe jo stabilitetit.

Nga kjo fushatë qeveria e Kosovës synon që gradualisht të ndryshojë imazhin e vendit. Ndërkaq suksesi i spotit do te matet ne bashkepunim me doganat e Kosovës ku do të vazhdohet të pyeten shtetasit e huaj nëse po vizitojnë për biznes apo turizëm Kosovën dhe ato të dhëna do të krahasohen me kohën e para reklamës.

Sipas agjencisë kosovare për promovimin e investimeve, kjo është pjesa e dytë e fushatës ku promovohet turizmi. Paketa e CNN përfshin reklamen e parë e cila ka pasur për qëllim të urojë Pavarësinë e Kosovës, reklama e dytë që promovon turizmin si dhe reklama e tretë që pritet të fillojë pas një muaji e cila ka për qëllim promovimin e Kosovës si vend i përshtatshëm për investime.

Produksioni i të tre reklamave është bërë falas nga CNN Turner Production, me kushtin që qeveria e Kosovës të shpenzojë 1 milionë euro për këtë fushatë në transmetim. Me 1 milion euro kemi arritur ta negociojmë një sekondazh për tërë vitin dhe për të gjitha kontinentet ku kosto mesatare për sekondë është diku rreth 23 euro.

Spoti ka nisur te transmetohet të hënën dhe shfaqet në edicionet e lajmeve por dhe emisionet më të ndjekura në CNN sic parashikohet dhe të mërkurrën në shoun e së famshmes Amanpur. Transmetimi në CNN do të zgjasë deri në fund të vitit./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit