3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosova merr përgjigje negative nga BE-ja

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka refuzuar të martën që Kosovës t’i mundësohet nënshkrimi i marrëveshjes për stabilizim-asocim, e cila ofron vendin drejt BEsë, me arsyetimin se kjo e fundit akoma nuk ka përmbushur prioritetet afatshkurtra që BE-ja i ka kërkuar nga Prishtina zyrtare.

Ministrat e jashtëm të BE-së, të mbledhur të martën për të biseduar për Ballkanin Perëndimor, nuk dhanë lajme të mira as për vendet tjera në rajon. Statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, nuk e mori as Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Turqia.

Por si përfundim, ministrat e jashtëm të BE-së dhanë mesazhe të qarta se ata mbajnë qëndrimin që të vazhdohet me zgjerim dhe këto i treguan përmes konkluzioneve të tyre.

Në konkluzionet për Kosovën, thuhet se ajo paraprakisht duhet të përmbushë kriteret afatshkurtra që BE-ja të nënshkruajë marrëveshjen e stabilizim-asocimit. “BE-ja ka konfi rmuar mundësinë për Kosovën për hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asocimit, posa ajo të përmbushë prioritetet afatshkurtra”, është shprehur komisionari për Zgjerim, Stefan Fyle, duke cituar konkluzionin për Kosovën.

Jozyrtarisht “Zëri” ka mësuar se në takimin që ka zgjatur me orë të tëra për të dalë me këto konkluzione, kanë qenë kryesisht ministrat e jashtëm nga vendet që akoma nuk e kanë njohur Kosovën, të cilët kanë refuzuar që Kosovës t’i nënshkruhet marrëveshja për stabilizim-asocim. Por menjëherë ka reaguar ministrja e jashtme e Qipros, Kozakou-Markoullis, e cila është shprehur: “Qipro si udhëheqëse e Presidencës se BE-se ka pasur rol neutral balancues sa i përket Kosovës dhe konkluzionet janë qëndrim i 27 vendeve të BE-së”.

Si njohës i çështjeve integruese, analisti Shenoll Muharremi, duke u thirrur në konkluzionet e BE-së, tha se përkundër që Kosova nuk ka marrë kësaj here përgjigje pozitive, mbetet lajm i mirë që shumica e ministrave të jashtëm të BE-së, mbështesin zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së.

“Prandaj unë mendoj që çështja më shumë qëndron te ne, që ne t’i zbatojmë kushtet e kërkuara nga BE-ja. Kosova ende nuk e ka bërë këtë, ajo ende nuk ka plotësuar tërë kornizën e parakushteve, prandaj edhe Këshilli i Ministrave nuk ka mundur të vendosë fi llimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asocimit”, tha Muharremi.

Sipas tij, Kosova duhet të ngutet që t’i zbatojë të gjitha parakushtet deri në mars të vitit të ardhshëm, kohë kjo kur këshilli i ministrave do të mblidhet përsëri për të marrë vendimet e radhës për Ballkanin Perëndimor.

“Dhe nëse çdo gjë shkon mirë, dhe Kosova përmbush kushtet, ajo mund ta marrë datën e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm”, tha Muharremi.

Duke folur për Serbinë e cila po ashtu nuk mori datën për të nisur bisedimet për statusin e kandidatit, Muharremi tha se BE-ja e ka bërë tashmë të qartë se Beogradi fillimisht duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, dhe të arrijë progrese të mëtutjeshme në dialog me Prishtinën.

Ndryshe, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk duket se e kanë marrë si lajm të keq, vendimin e BEsë. Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane, tha se Qeveria e Kosovës edhe ashtu nuk ka pritur që tani në dhjetor BE-ja të nënshkruajë marrëveshjen e stabilizim-asocimit për Kosovën. Ajo u shpreh e bindur se BE-ja do të bëjë këtë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

“Menjëherë pas përmbushjes së kritereve, ne do të raportojmë në Bruksel, dhe presim që pjesën e parë të vitit të ardhshëm të marrim datën. Tashmë Kosova ka përmbushur shumicën e këtyre kritereve”, u shpreh Çitaku./zeri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit