-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kosova merr hua 80 milionë për autostradën Prishtinë-Pejë

Më të lexuarat

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave Bedri Hamza, nënshkroi sot në Luksemburg, së bashku me Zëvendës-Presidentin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) Dario Scannapieco, marrëveshjen e Huasë për financimin e projektit për Autostradën Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq në vlerë prej 80 milionë euro.

Kjo është marrëveshja e dytë financiare që po nënshkruhet për këtë projekt, pas asaj me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tanimë e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Përveç dy kredive, për këtë projekt gjithashtu janë përfituar grante nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ceremonisë së firmosjes së kësaj ujdie, Hamza tha se është shumë i lumtur që Kosova ka arritur atë fazë të zhvillimit të përgjithshëm që të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Investime përmes kësaj marrëveshje shumë të madhe financiare, por shumë domethënëse për shtetin dhe për Bankën Evropiane për Investime”.

Ndërsa, zëvendëspresidenti Scannapieco theksoi se pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, kjo është marrëveshja e dytë financiare që po nënshkruhet mes dy institucioneve dhe kjo më së miri dëshmon se sa jemi të përkushtuar të jemi prezentë në një Kosovë me trende shumë të mira makro fiskale.

Gjithashtu, ai theksoi se Banka Evropiane për Investime ka ndarë për Kosovën 257 milion euro, prej të cilave deri më tani janë nënshkruar 149 milion euro marrëveshje financiare./kk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit