4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosova kthehet me Medale nga Kampionati Botëror për Fëmijë

Më të lexuarat

Në Kampionatin Botëror për Femijë i cili u organizua më 1 dhe 2 Shkurt 2014 në Sindelfingen të Gjermanisë nën ombrellen e World Children Taekwono Union në të cilin Kosova u përfaqësua me tre sportist, Sylejman Vizdiklar arriti që në kategorinë -26Kg (Grupmosha 8 dhe 9 Vjet) të fitoj medalen e bronztë.

Sylejmani dëshmoj në raundet kualifikuese luftëra mjaft cilësore por duke u bazuar që kjo ishte pjesëmarrja e tij e parë në një aktivitet të nivelit të tillë bëri që gjysmëfinalja të jetë ndeshja e tij e fundit, por mjaftoj që të renditet i treti. Ky është suksesi i parë i Kosovës në një aktivitet të nivelit më të lartë (ndonësë ky për grupmosha të reja) mirëpo në anën tjetër po dëshmohet se cilësia e sportistëve të Kosovës në Taekwondo nga viti në vit është ngritur dukshëm.
Në anën tjetër treshja e Referëve nga Kosova Bunjamin Havolli, Rinor Koca dhe Durim Berisha u shpërblyen me mirënjohen për referim cilësor në këtë Kampionat.
Është ky suksesi i dytë për FTK-në vetëm në vitin 2014 ndërsa suksesi i katërt në katër muajt e fundit (duke përfshirë edhe muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2013).
Shpresojmë se përmes këtyre sukseseve institucionet tona të sportit do të binden për cilësinë dhe punen që është duke bërë Stafi i FTK-së dhe mbesim me shpresë së përkrahja e tyre, por edhe e sponsorëve nuk do të mungoj edhe në të ardhmen./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit