-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kosova kërkon njohjen nga Maroku

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Marokut, Saad Dine El Otman, ku kanë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me njohjen e Kosovës, si dhe vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Nga Nju Jorku, MPJ kosovare bën të ditur se ministri i Punëve të Jashtme i Marokut, Saad Dine El Otmani, e përgëzoi ministrin Hoxhaj për progresin në shtet ndërtimin e Kosovës.

Gjatë takimit, Hoxhaj e ka informuar homologun nga Maroku për progresin që po arrihet në shtetin e Kosovës, me theks të veçantë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ministri Hoxhaj, ndër të tjera, foli edhe për avancimin e vazhdueshëm të procesit të njohjeve, si dhe për stabilitetin politik dhe ekonomik në vend./trt/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit