-0.6 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Kosova i jep azil gylenistit që po kërkohet nga Turqia

Më të lexuarat

Rreth 5 muaj pasi kishte paraqitur kërkesën e tij për azil, të kërkuarit për t’u ekstraduar në Republikën e Turqisë, Ugur Toksoy, i është njohur e drejta e refugjatit në Kosovë

Kallxo.com ka kuptuar se Ugur Toksoyt kërkesa për azil e paraqitur më datë 3 nëntor 2017, i është njohur më datën 28 mars 2018.

Lajmin për njohjen e statusit të refugjatit për Toksoyn e ka konfirmuar avokati Leutrim Syla.

Në kërkesën e tij të paraqitur më datën 3 nëntor, Toksoy kishte deklaruar se në vendin e tij të origjinës ishte objekt i përndjekjes me karakter politik dhe në rast të kthimit atje ai do të haste në dëmtime serioze për arsye politike.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë MPB-së ia ka njohur këtë të drejtë Toksoyt duke pasur parasysh gjendjen në vendin e origjinës, ka vlerësuar se azilkërkuesi përmbush statusin e refugjatit.

Toksoy ishte arrestuar në fund të muajit tetor të vitit të kaluar i kërkuar për t’u ekstraduar nga Republika e Turqisë nën dyshimin se kishte lidhje me Organizatën “Feto” që autoritetet për Turqinë konsiderohet si organizatë terroriste.

Pasi fillimisht i ishte caktuar paraburgimi prej 40 ditësh, Toksoy ishte liruar me dorëzani prej 5 mijë eurove.

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, ishte mbajtur seanca për ekstradim ku prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha, ishte tërhequr nga kërkesa për ekstradim pasi që kishte thënë se kishte kërkuar prova nga Turqia dhe ato nuk kanë ardhur.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit