2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kosova i ‘djeg’ 350 shtëpi të skamnorëve; 80 tonelata fishekzjarre do ta helmojnë qiellin e Kosovës për Vitin e Ri!

Më të lexuarat

Harxhimet për Vitin e Ri edhe sivjet do të arrijnë shifra enorme. E gjithë kjo tregon për sensin e shoqërisë kosovare sa i përket kursimeve dhe planifikimeve ekonomike, shkruan Gazeta Mejdani

Në vijën e gjithë kësaj, shteti i Kosovës këtë vit ka importuar sasi të madhe të mjeteve piroteknike nga shteti i Kinës. Miliona euro janë shpenzuar për ta helmuar qiellin e Kosovës.

Hiç më pak se 6.3 milionë euro është vlera e 81 mijë kilogramëve mjete piroteknike, që janë importuar në Kosovë gjatë vitit 2019.

Për ndriçimin e qiejve, për zhurmimin në tokë e për kundërmimin e barutit në ajër Kosova edhe sivjet nuk ka kursyer aspak.

Të pamëshirshëm ndaj shëndetit dhe ndaj sigurisë së qytetarëve janë treguar edhe këtë fundvit bizneset, institucionet e qytetarët kosovarë, të cilët për dallim nga vitet e kaluara sivjet kanë rritur kërkesat për blerje të mjeteve piroteknike.

Institucionet relevante që do të duhej të merreshin me këtë anomali, edhe sivjet janë vënë në gjumë.

Zyrtarë nga Dogana e Kosovës kanë konfirmuar për “Zërin” se vetëm këtë vit janë importuar 81 mijë kilogramë mjete piroteknike, vlera e të cilave po del të jetë 6.3 milionë euro./Gazeta Mejdani/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit