Ueb-faqja e agjencisë serbe të lajmeve Tanjug mëngjesin e sotëm është sulmuar nga hakerët.
Në këtë faqe, në vend të përmbajtjes së lajmeve, ka qëndruar një flamur i zi me logon e UÇK-së dhe me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”.
Sajti, siç raportojnë mediat në Serbi, është sulmuar nga grupi i quajtur “rootx_kosovo”.
Ndërkaq, pas intervenimit të ekipit të IT-së, ueb-faqja është kthyer në funksion.
Agjencia e lajmeve “Tanjug” është shuar më 1 nëntor të vitit 2015, por ende vazhdon të funksionojë.